fbpx

Kotevski: Kemi njohuri dhe paralajmëronim për aksione hakmarrëse për Kumanovën

-

Zyrtarë të MPB-së kanë marrë alarmin për sulme dhe rrëmbime të mundshme zyrtarësh policor. Një gjë e tillë raportohet nga disa media, që i referohen informacioneve operative, se grupe që kanë lidhje me atë të Kumanovës, planifikojnë aksione hakmarrëse ose rrëmbime, që pastaj t’i shkëmbejnë me një pjesë të të burgosurve. Është përcjellë edhe qëndrimi i MPB-së se policia po monitoron situatën dhe po ndërmerr të gjitha masat parandaluese.

“I kemi këto njohuri operative dhe në bazë të tyre, e kemi dërguar atë telegram. Vazhdojmë t’i shqyrtojmë të gjitha njohuritë dhe të përgatitemi për të gjitha sfidat e mundshme. Në suazat e kësaj, janë dhënë udhëzime për sigurimin e personave dhe objekteve për sigurinë e të cilëve është e ngarkuar MPB, për përdorimin e pajisjes dhe makinave zyrtare dhe udhëzime lidhur me patrullimin e kufirit veriore”, thotë Kotevski.

Sipas të dhënave jozyrtare, ditët e kaluar njësitet dhe sektorët e MPB-së kanë qenë të angazhuar dhe kanë pasur aktivitete me përbërjen rezervë të policisë, në suazat e të cilës rezervistëve u është thënë që të jenë të gatshëm t’i ndërmarrin kompetencat e policëve nga përbërja e rregullt nëpër qytete, nëse ata rireshtohen në vend tjetër.

Në pyetjen e “Meta-s” nëse këto aktivitete janë pjesë e masave parandaluese pas njohurive të marra operative për aksione të mundshme hakmarrëse, Kotevski pa përgjigje konkrete, as nuk konfirmoi e as nuk mohoi këto zëra.

“Detaje në lidhje me masat nuk zbulojmë”, thotë Kotevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.