fbpx

Deklaratat më pikante të ministres Gordana Jankulloska

-

Në bisedat e regjistruara, që lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i publikoi ndërsa kanë të bëjnë me zgjedhjet lokale e vitit 2013, ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankulloska ka një prej roleve kryesore ndërsa bashkëfolësve iu flet në mënyrë reliefi.

Jankulloska duke biseduar me Kiril Bozhinovskin.

“Kemi 50 persona në banesë prej 40 m/2. E tani, kjo është kjo”.

Jankulloska duke biseduar me Martin Protugjerin:

“Të gjorët shkojnë, votojnë dhe heshtin. Dhe bëjnë me shenjë me kokë. Një polic i çmendur thotë: zonjë, largohu…çmenduri. Por, e di, atje është me të vërtetë çmenduri, por njerëzit votojnë…hahahah”.

“Të gjithë budallanë janë lëshuar në intervenim. Ndërsa, e di ti, provokime, çfarë ti jo, por me rëndësi të gjorët mbahen për dore, hynë dhe votojnë, patentë në gojë. Epo, i kanë incizuar duke shkuar për dore, i kanë publikuar në “Libertas” apo nuk e di ku. Cirk, cirk i vërtetë, mendoj çmenduri. Ne, tani do të organizojë në ora shtatë të dalim dhe themi: ishin korrekte, demokratike, qetë, pa padi. Përveç këto në Strugë, do të lëmë atje hapësirë. Tjetër kund, shpallim fitore.

Jankulloska duke biseduar me bashkëfolës të panjohur:

 

“Atje duhet me kujdes, sepse ai, maxhypët i mban shumë Cic. Të thash kur ishin vërshimet, çfarë linje. Dhe mund të na tradhtojnë”.

 

Jankulloska duke biseduar me Mile Janakieskin:

 

“Kumanova, nëse kemi ndonjë mënyrë të merremi vesh me BDI-në, mendoj se ka gjasa ta marrim, sepse nuk bëhet fjalë për shumë vota”.

 

“E, të anulojmë, për shembull”, ndërsa kur e pyet kolegu nëse ka bazë për anulim, ministrja thotë “Epo, eee…bazë siç kishte në Strumicë, do të anulojmë 10 vendvotime dhe të kapen për fyti shqiptarët, nuk ka kush të na del përpara”.

 

Jankulloska duke biseduar me Kiril Bozhinovskin:

 

“Ja tek unë, në, pesë metër nga vendi ku unë e ti bisedojmë, Kire, hahata…Në punë jemi të gjithë ne, tek ne kemi shtab. Mendoj se kemi dy shtabe, një shtab tek unë në kat, është komiteti lokal i VMRO-së për Qendër, çdo gjë ka tek ne ndërsa tjetri është poshtë në sallë, ku vijnë ambasadorët, ai, ky dhe unë kohë pas kohe hyjë, që të shohin ambasadorët se çdo gjë është si duhet. Më pas, hipi tek unë në kat dhe punojnë punë partiake. Kështu jemi të organizuar”.

Jankulloska duke biseduar me bashkëfolës të panjohur

“Ne në MPB, VMRO-MVRO, njëjtë, kemi dy shtabe…Një partiak, një për të huajt ku i dërgojmë. Fare nuk kemi, për dallim nga institucionet tjera, nuk trajnojmë për asgjë. Kemi call- qendër në MPB”.

Jankulloska duke biseduar me Mile Janakieskin:

“Epo të gjithë…BDI nuk sjellë aq shumë njerëz, por LSDM-në e bëjmë sallatë”.

Jankulloska duke biseduar me Vasil Pishev:

“Shiko, i thash Sllaves, aty ku mendoni se është ngushtë, mos shkruani procesverbale, lini hapësirë për intervenim, s’kemi kontroll atje, lini hapësirë, më pas për veshë çdo maxhyp një nga një do t’i tërheqim. Tani, patjetër kështu sepse të gjitha vendvotimet janë të mbyllura”.

Jankulloska duke biseduar me Sllave Goshevin:

“Nëse është tek romët, për vesh do t’i tërheqim, nuk guxon zë të lëshoj…me rëndësi nuk kaloi në raundin e parë”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.