fbpx

Zaev u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të mos lejojnë provokime

-

Të mos lejojmë provokime nga askush, madje as ai i cili dhjetë vite po shkatërron Maqedoninë. Koha e tij ka përfunduar- shkroi kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.

“Institucionet punën e tyre duhet ta kryejnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Nga vendimet e KSHZ dhe Gjykatës themelore nuk varet se kush do të formojnë Qeverinë, por janë të rëndësishme e vërteta dhe faktet. Qytetarët me shumicë votash, më shumë se 600 mijë votuan për ndryshime. Ndryshimet do të ndodhin pa parë parasysh se sa rëndë i vjen VMRO-së që ta pranojë këtë. Ndryshimet janë të mira dhe si për çdo shtet ashtu duhet të jenë edhe për Maqedoninë. Ftoj për durim dhe përmbajtje. Ftoj për përgjegjësi ndaj shtetit dhe qytetarëve. Liria po vjen për të gjithë qytetarët, për të gjithë që votuan për ndryshime dhe për ata që ishin të shtypur nga Gruevski. Maqedonia do të ecë para. Do të ketë jetë për të gjithë”, shkruan Zaev.

Në ndërkohë, nga LSDM reaguan ndaj fjalimit të liderit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski para KSHZ-së ku e shpalosi vendimin partiak.

“Askush dhe asgjë nuk mund të qëndrojë në rrugë të demokracisë dhe lirisë së Maqedonisë. Qytetarët i njohën manipulimet, për këtë janë të qetë të vetëdijshëm për fitimin e tyre. Nga mbrëmë edhe Nikolla Gruevski u ballafaqua me realitetin. Përfdoi Gruevski në politikë. VMRO shkon në opozitë. Maqedonisë i duhen politikan përgjegjës dhe qeveri që do të punojë në interes të popullit. Kësi lloj qeverie do të fitojë Republika e Maqedonisë”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti thonë që institucionet në Maqedoni duhet të punojnë në shërbim të qytetarëve.

“Përfundoi izolimi. Sërish u hapën perspektivat e Maqedonisë dhe gjithë banorëve të saj”, thonë nga LSDM.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.