fbpx

Gruevski: VMRO DPMNE nuk do të merr pjesë në rivotim dhe bisedime me të huajt

-

Kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot u drejtua para njerëzve të tubuar para selisë së KSHZ-së, duke njoftuar se partia sonte ka pasur takim me Komitetin Ekzekutiv ku është marrë vendim me të cilin, siç tha, “i informojnë të gjithë ata sytë e të cilëve janë drejtuar kah mbrojtja e Maqedonisë”.

“KSHZ mori vendime joligjore me të cilat luhet me vullnetin e popullit. Puna e Komisionit është shndërruar në parodi. Kemi informacione për përfshirje të përfaqësuesve të huaj që të kryhet presion ndaj disa anëtarëve të KSHZ-së, që të përfshihen në makinerinë post- zgjedhore për të ndryshuar vullnetin e popullit. Disa vendime joligjore të KSHZ-së mund t’i korrigjoj Gjykata administrative dhe për këtë apelojmë të mos ketë presione ndaj kësaj gjykate. Nëse Gjykata administrative konfirmon vendimet e KSHZ-së, VMRO nuk do të merr pjesë në rivotim” tha Gruevski.

Lideri Gruevski po ashtu tha se “nuk do të lejojnë krimineli i falur Zoran Zaev të formoj Qeveri me vota të vjedhura”.

“Shteti patjetër duhet në mënyrë sovrane t’i merr vendimet. Disa ambasadorë filluan shumë të përfshihen në politikën e brendshme të vendit. Kjo duhet të ndalohet. Ngelim të hapur për bashkëpunim me ambasadorët, por ata që involvohen, duhet të ndalojnë me këtë. VMRO DPMNE nuk do të merr pjesë në takime dhe bisedime ku marrin pjesë ambasadorë apo përfaqësues tjerë të huaj, ku merren vendime për të cilat vendosin përfaqësuesit e zgjedhur nga popullit” tha Gruevski.

Sipas vendimit të partisë, siç tha Gruevski, VMRO DPMNE nuk do të lejoj kantonizim dhe ridefinim të shtetit me çfarëdo kushte. Ai gjithashtu paralajmëroi se do të luftojnë për “de- sorosizim” të Maqedonisë dhe për fuqizimin e sektorit civil.

“Do të bëjmë qasje drejt reformimin e financimit dhe fondacioneve, sipas modelit të demokracive të avancuara në botë” tha Gruevski, duke shtuar se VMRO DPMNE ka qenë dhe është parti me orientim pro-perëndimor.

Në fund të fjalimit, Gruevski tha se vendimi është për mbrojtjen e demokracisë në Maqedoni dhe se protestat para KSHZ-së janë “klithmë për ruajtjen e demokracisë, që askush të mos mund të falsifikoj zgjedhjet”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.