fbpx

Zaev në takim me zëvendës shefin e Mosadit dhe me ministrin e punëve të brendshëm të Izraelit

-

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili gjendet  në vizitë të Izraelit, sot do të takohet me zëvendës drejtorin e Agjencisë së Kundërzbulimit të Izraelit Mosad, informon televizioni “24 Vesti“.

Sipas informacioneve të televizionit, takimi me Zaevin me funksionarin e shërbimit sekret do të mbahet me dyer të mbyllura, kurse temë e bisedimeve do të jetë, siç transmeton “24 Vesti”, duke u thirrur në burimet e saja, do të jenë zërat për korrupsion që dolën nga “bomba”15 e opozitës, por edhe çështje të tjera që do të ishin në favor të prokurores publike, Katica Janeva.

Një orë pas takimit me njeriun e dytë  të Mosadit, Zaevi do të  takohet me njeriun  zëvëndës kryeministrin e punëve të brendshme të Izraelit, Silvan Shalom. Sipas paralajmërimeve,  në takimin ndërmjet Zaevit dhe Shalomit, ndër të tjera  do të bëhet fjalë edhe për materialet e “bombës”15.

Lideri i LSDM-së dje kishte takim me presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin, me të cilin kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Në takim kanë marrë pjesë edhe ambasadori i Maqedonisë në Izrael dhe ambasadori i Izraelit në Republikën e Maqedonisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.