fbpx

Nuk ka përgjigje për Kodin Zgjedhor, bisedimet vazhdojnë

-

Bisedimet me grupet e punës të partive  që kanë firmosur Marrëveshjen e Përzhinos me ndërmjetësuesin Piter Van Hojt ka zgjatur deri në orën 2.30 të mëngjesit, por pa sukses.

Në takim, përveç ndërmjetësuesit Piter van Hojt,  morën pjesë Sillvana Boneva nga VMRO- DPMNE, Damjan Mançevski dhe Cvetanka Ilieva nga LSDM-ja, Artan Grubi dhe Fatmir Besimi nga BDI-ja dhe Bekim Fazliu dhe Imer Aliu nga PDSh.

Takimi i përbashkët dje pasoi pas marrëveshjes bilaterale të partive me  ndërmjetësuesin Van Hojt, i cili dorëzojë propozim- ligjin për Kodin Zgjedhor të cilin do ta prezantojë para përfaqësuesve të partive politike.

“Meta”  mëson se është rënë dakord vetëm për zgjedhjen dhe mënyrën e vendimmarrjes nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor akoma është kontestuese votimi i diasporës. Nga zgjidhja e kësaj çështje do të varet  mënyra e votimit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, përkatësisht do të varet a do të jetë me model të shumicës apo ai proporcional.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.