fbpx

Zaev nga e hëna do të vazhdojë me “bombat”

-

Të ashtuquajturat bomba, të incizuara jo legalisht, që po i publikon opozita do të vazhdojnë që të paraqiten në opinion nga e hëna, zbulon lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për Kirilica.

Zaevi zbuloi nga pres konferencat keqpërdorimet e pushtetit që nuk do të ndalojnë edhe gjatë kohës së bisedimeve që duhet të vazhdojnë të mërkurën në Bruksel, por ata do të janë të vëmendshëm që të mos e pengojnë procesin bisedues.

“Do të kemi kujdes nga ndjeshmëria e audio materialeve. Nuk do të mund të jemi të akuzuar se ne e kemi prishur procesin e negociatave, dhe këtë gjë nuk e duam.

Duhet që të nxjerrim në shesh të vërtetën e keqpërdorimeve që i ka kryer pushteti.

Do të dëgjojmë edhe biseda përmes të cilave do të bëhet e qartë manipulimi në organizata të ndryshme jo qeveritare, shoqata të qytetarëve, se si janë vendosur njerëzit e parë të Federatës së futbollit të Maqedonisë, rektorët e universiteteve, në fakultete e të ngjashme. Të gjitha materialet janë të përgatitura dhe do t`i thërrasim njerëzit nga sektori jo qeveritar ku do t`i shpërndajmë papka me bisedat e përgjuara”, tha Zaev. Sipas asaj që tha, bomba më e ndjeshme, si për rastin Monstra nuk do të publikohet gjatë procesit të negociatave dhe as para protestës së Lëvizjës Besa.

 

Në ndërkohë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistë për televizionin Alsat –M deklaroi se në takimin e liderëve me euro-komisarin për zgjerim, Johanes Han është arritur marrëveshje që mos të publikohen “bombat” deri më 10 qershor.

 

“Sipas marrëveshjes nuk do të publikohen më “bombat”. Unë nuk do të prejudikoj për 10 qershorin sepse shpresoj të respektohet kjo marrëveshje ku thuhet se nuk do të ketë “bomba” deri më 10 qershor. Shpresoj të mos ketë as pas 10 qershorit, tha Ahmeti duke shtuar se me “bombat” prishet imazhi i vendit para faktorit ndërkombëtarë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.