Ideja se një ditë Rusia mund ta sulmoj NATO-n është e pakuptim dhe s’ka kurrfarë baze, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin në intervistën për gazetën italiane “Correre della sera”. Ai thotë se Evropa nuk duhet frikësuar Rusisë dhe shtoi se “ndoshta dikush ka interes të nxit frika të këtilla tek qytetarët evropian”.
“Ndoshta SHBA-të duan ta pengojnë afrimin e Evropës dhe Rusisë. Dua t’ju them se nuk ka pse të frikoheni nga Rusia”, tha Putin.
Presidenti rus theksoi se Moska zyrtare i ka mbyllur të gjitha bazat jashtë vendit, përveç atyre në Taxhikistan dhe Kirgizi, të cilat për Rusinë janë të rëndësishme në planin anti- terrorizëm. Sa i përket bazës ushtarake në Ermeni, sipas Putin, atje prezenca ushtarake ruse ka rol stabilizues dhe nuk i drejtohet askujt.