fbpx

Zaev për “Top Chanel Albania”: BDI dhe PDSH janë shërbëtorë të pushtetit

-

Në intervistën për emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës,  në Top Chanel“lideri i LSDM-së, Zoran Zaev,ka thënë se të dy partitë poltike shqiptare BDI dhe PDSH, janë të zhytur në korrupsion dhe materialet që posedon do ta dëshmojnë këtë që po e thotë ai, trasnmeton potrtali “MKD.mk“.

“Sipas meje e që mbase jam më informuar, mund të them se incizimet tregojnë se dy partitë më të mëdha shqiptare, janë shërbëtorë të pushtetit. Qeveria i kontrollon totalisht. E kam të qartë se pse shqiptarët reagojnë  kështu. Sepse nuk kanë pasur liderë. Ato kanë qenë të zënë dhe të korruptuar. Pushteti i ka vënë nën kontroll të gjitha partitë. Nuk është qëllimi im të shkatërroj parti politike, por janë persona që kanë bërë keqpërdorime. Nuk janë të gjithë të korruptuar, ka prej tyre që kanë tentuar të lëvizin gjërat. Por,  Ata kanë pasur mundësi të bëjnë diçka por ka qëndruar pa vepruar asgjë. Po e përsëris që gjithçka që kamë edhe për rastin “mostra” do të publikoj. Për PDSH-në, mund të them se kjo parti ka qenë tërësisht e lidhur me pushteti, edhe pse quhet opozitare. Nuk duhet ta vlerësoj e di pafuqësinë e BDI-së. Është e palogjikshme BDI e cila ka ministrinë e drejtësisë të kërkon monitorim. Mendoj se ka qenë e detyruar të kërkoj një gjë të tillë”, ka deklaruar Zaev.

Mendoj se ashtu siç prezantohen këto dëshmi që i posedojmë, e të cilat populli i quan ‘bomba të opozitës’, bëhet gjithnjë e më e qartë se Maqedonia është prej kohesh një shtet policor. Sistemi tërësisht është i kontrolluar. Të përgjuar kanë qenë të gjithë ata që nuk mendojnë si pushteti. Por, me kalimin e kohës, ky regjim ka filluar ta humbë besimin, veçanërisht tek disa nga bashkëpunëtorët më të afërt. Kështu që,  përveç atyre që nuk mendojnë si pushteti,  regjimi ka nisur të kontrollojë edhe ministrat më të rëndësishëm,  përfaqësuesit e sistemit gjyqësor, përfaqësues e mediave, shoqërinë civile dhe një pjesë të botës akademike. Fillimisht thamë se janë përgjuar rreth 20 mijë njerëz, por duke i përpunuar materialet dhe bisedat e përgjuara që posedojmë, po vërejmë se numri i atyre që janë përgjuar është shumë më i madh, ndoshta mbi 30 mijë, pasi secili që ka qenë objekt i përgjimit, ka pas një rreth të bashkëbiseduesve që janë përgjuar dhe kjo e rrit numrin e personave të përgjuar. Vërtetë nuk e di në kohën e ‘Stasit’ sa ka qenë  numri i të përgjuarve në Gjermani, por për Maqedoninë tonë të vogël, ky numër është vërtet i madh,ka deklaruar Zaev.

Sipas meje, e që mbase jam njeriu më i informuar për shkak se posedoj gjithë këto biseda të përgjuara, mund të them se incizimet tregojmë se dy partitë më të mëdha të shqiptarëve, siç është partneri i koalicionit të Gruevskit dhe ajo e ashtuquajtura parti opozitare PDSH e Menduh Thaçit, janë shërbëtore të pushtetit. Qeveria i kontrollon totalisht. I ka zënë dhe i kontrollin dhe ato janë të pafuqishme. Unë tani e kam të qartë pse qytetarët dhe elektorati shqiptar reagon kështu. Ata duket se nuk kanë pasur liderë dhe nuk kanë pasur kujt t’i drejtohen në betejën e tyre për drejtësi dhe demokraci. Sepse të dy partitë,  për shkak të përfitimeve personale,  janë vënë nën kontroll të qeverisë dhe nuk e kanë kryer detyrën e tyre. Shoqëria multietnike i ka përparësitë e veta dhe bashkësitë e ndryshme etnike mund të shërbejnë si korrektues për njëra-tjetrën. Kjo është e shëndetshme për shoqërinë, por fatkeqësisht nuk ka ndodhur kështu, pasi pushteti, përmes shantazheve i ka vënë nën kontroll të gjithë ata që duhej të jepnin kontributin e tyre për proceset që ndodhin në vend.

Ndërkaq Zaev, i pyetur nëse posedon incizime në mes ministrave shqiptarë të Maqedonisë dhe të Shqipërisë, ka thënë se posedon incizime të tilla por se të njëjtat nuk do t’i bëj publike, ngaqë nuk është etike dhe nuk do të ishte një veprim i tilli i mirë ndaj pushtetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.