Zgjedhjet lokale, PSP dhe përgjimet nuk janë në agjendën e Gjykatës Kushtetuese deri më 10 maj

Gjykata Kushtetuese, seancën e parë pas festave të Pashkëve dhe pas 1 Majit e ka caktuar për 10 maj, ku sipas agjendës gjykatësit do të debatojnë vetëm për dy nisma.

Në rend dite të seancës nuk do të jenë nisma kyçe, për të cilat opinioni ka interes më të madh, gjegjësisht Ligjit për PSP-në, zgjedhjet lokale dhe përgjimet përmes operatorëve të telekomit.

Më të freskëta prej këtyre janë dy nismat e dorëzuara nga Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe Kongresit Botërorë Maqedonas (KBM) me të cilat kërkohet shfuqizimi i dy neneve nga Ligji për vetëqeverisje lokale dhe Kodi zgjedhor, që të mundësohet kryetrarët dhe këshilltarët e komunave të qëndrojnë në postet e tyre deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Ndryshe, mandatet e kryetarëve dhe këshillave komunal skadojnë deri më 14 maj sepse sipas zgjidhjeve aktuale ligjore, mandati i tyre zgjat katër vite ndërsa zgjedhjet lokale duhet të mbahen në gjysmën e parë të muajit maj, ose me 7 ose me 14 maj. Në ndërkohë, për shkak të bllokimit të Kuvendi, kanë skaduar afatet për shpalljen e zgjedhjeve lokale.

Sipas agjendës, Gjykatësit kushtetuese më 10 maj do t’i shqyrtojnë nismat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 368 –g nga Ligji për siguri në trafik dhe nenit 4 nga Marrëveshja kolektive të MPB-së.