fbpx

Zaev sonte në “Sallën Universale” do të ofroj qeveri kalimtare?

-

Sonte në “Sallën Universale” prej orës 19:00 do të mbahet tribuna “E vërteta për Maqedoninë: Vjedhjet zgjedhore” e organizuar nga LSDM. Siç paralajmëroi lideri opozitar, Zoran Zaev, në tribunë do t’i publikoj provat për atë se si VMRO DPMNE në disa cikle zgjedhore ka falsifikuar zgjedhjet.

Në konferencën e fundit për shtyp të Zaevit të premten, lideri i LSDM-së tha se sot do të prezantohen “shembujt më të rëndësishëm, më të ashpër dhe më të dhunshëm” për vjedhje në proceset zgjedhore, të kryera nga Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij.

Hyrja në “Sallën Universale” do të jetë falas ndërsa para objektit do të vendosen dy ekrane të mëdha, ku qytetarët që nuk do të mund të hynë brenda, do të mund drejtpërdrejtë t’i ndjekin ngjarjet në sallë. Për pjesëmarrje në ngjarje janë akredituar mbi 120 gazetarë, kameraman dhe fotoreporterë.

Pritet sonte LSDM të prezantoj edhe propozim –platformën politike me orar të hapave për dalje nga kriza politike.

Siç njoftoi Dojçe Vele, është e mundur që lideri opozita të propozoj formim të qeverisë kalimtare.

Burime partiake për Dojçe Vele thonë se nevoja për formimin e qeverisë kalimtare i është përmendur edhe komisarit evropiane Han.

-Në të do të duhet të ulen autoritete pa parashenjë partiake, njerëz me integritet personale moral dhe ekspertë të dëshmuar në fushat e tyre. Ajo do të kishte mandat që të zbatoj reforma të mëdha në lidhje me funksionimin e sistemit politik të institucioneve. Përzgjedhja e përbërjes jopartiake do t’i zvogëlonte tensionet se dikush dëshiron pa zgjedhje të ulet në qeveri- thonë ata, pa prejudikuar nëse ky propozim do të  do të njoftohet sot.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.