fbpx

Universitetet ende kalkulojnë për provimin shtetërorë

-

Fakultetet  shfrytëzuan ditët e fundit nga afati për harmonizim të qëndrimeve rreth provimit shtetërorë. Pjesa më e madhe e universiteteve tani më janë deklaruar.

 

Nga Universiteti “Goce Delçev” thanë se për ta provimi shtetëror është i papranueshëm..

 

-Shteti ka të drejtë të zbatoj provimin shtetëror dhe aty asnjë nuk mund të ndërhyjë. Por, kjo të bëhet pasi që studentët të diplomojnë. Mendoj se nuk duhet të ketë asnjë testim dhe vlerësim nga shteti deri sa zgjatin studimet – thotë Kiril Barbarev nga Universiteti “Goce Delçev”.

 

Nga Universiteti “Shën Kliment Ohridski” nga Manastiri thonë se akoma nuk kanë vendosur.

 

Fakultetet duhet të na dërgojnë mendimet e tyre, dhe pastaj universiteti nga e hëna t’i shqyrtoj dhe të sjell vendim përfundimtar – thotë Elizabeta Atanasovska.

 

E njëjtë është situata edhe në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Krerët e fakulteteve duhet deri 15 dhjetorë të dërgojnë qëndrim, që pastaj të diskutohet në rektorat.

 

Nga kreu i universitetit FON thanë se nuk janë dakord me provimin shtetërorë. Nga FON konstatojnë se provimi shtetërorë është në kundërshtim me Ligjin për arsim të lartë, nuk është kushtetues dhe nuk është në pajtim me programet studimore të akredituara.

Në universitetin shtetërorë të Tetovës akoma i përpunojnë rezultatet nga anketat që i kanë kryer me studentët dhe me profesorët për provimin shtetëror.

Deri tani, vetëm rektori i Universitetit për informatikë, shkencë dhe teknologji kompjuterike “Shën Petar dhe Pavle”, Ninoslav Marina, zyrtarisht tha se provimi shtetërorë është i mirë dhe duhet të kryhet.

-Qëllimi i të gjitha këtyre reformave është të rritet cilësia e ekspertëve, profesionistët që diplomojnë në fakultetet dhe universitetet tona të fitojnë rëndësi në tregun e punës. Jo vetëm në tregun e vendit, investimet e huaja, por edhe në tregun global të punës. Me verifikimin e shumëhershëm të këtyre diplomave, do të thotë se janë më konkurrent. Unë kam vullnet dhe në kuadër të universitetit tonë të parashoh projekte shtesë vetëm për të rritur cilësinë e studentëve tonë që do të fitojnë dituri, dhe profesorëve, që do të vendosin standarde më të larta dhe bartjen e njohurive dhe vlerësimit të këtyre njohurive – thotë Marina.

Ai shton se në propozim- tekstin e MASh-it ka qenë mirë e theksuar se parimet janë paraparë vetëm për ta rritur cilësinë e arsimit të lartë dhe nuk duhet të hyjnë në autonominë e universiteteve.

Nga fakultetet deri tani për provim shtetërorë janë deklaruar nga Fakulteti juridik “Justiniani i Parë” dhe FINKI, që janë kundër futjes së provimit shtetëror.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.