fbpx

VMRO-DPMNE: Nëse ka diskriminim si mundet që Alagjozski të ketë marrë 2.370.000 den nga “Goteni”

-

Alagjozovski është shembull më i mirë se në Ministrinë e kulturës nuk ekziston diskriminim meqë nga viti 2007 deri në vitin 2014 ka marrë 2.370.000 den. nëpërmjet shtëpisë botuese “Goten”, ndërsa vetëm në Programin vjetor për vitin 2014 ka katër projekte në vlerë prej 121.000 den, reagojnë nga VMRO-DPMNE, pas konferencës shtypit të LSDM-së.

“LSDM-ja duhet të turpërohet vazhdimisht flet me aq urrejtje politike dhe destruktive për ndryshimet pozitive që ndodhin në kulturë ditëve të sotshme. Këta ndryshime janë të dukshme dhe shumë lehtë mund të krahasohen me ato të qeverisjes së LSDM-së. Sot ndodh e kundërta nga koha e tyre kur në kulturë nuk investohej, nuk janë ndërtuar objekte të reja, nuk janë hapur institucione të reja , nuk janë punësuar aktorë të rinj të diplomuar, regjisor, dramaturg dhe profile tjera. Sot pikërisht aktor, regjisorë dhe botues që janë funksionar ose anëtarë të LSDM-së fitojnë projekte nga Ministria e Kulturës” thuhet në reagim.

 

Partia potencon se u janë rritur rrogat të punësuarve në kulturë, u janë siguruar kushte më të mira për punë në objekte të reja dhe të riparuara dhe hapjen e institucioneve të reja kulturore.

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.