Moti i mirë, me temperaturë të pazakontë për këtë periudhë të vitit, deri më 15gradë, sot mashtroi shumë banorë të Ohrit duke dalë në shëtitje buzë liqenit. U gjallëruan edhe tarracat e restoranteve dhe kafenetë, që është provokim shtese për mysafirët e Vitit të Ri , të cilët planifikojnë këtu të kalojnë fundjavën e festave.

Në bukuritë që i krijon pamja e qetë e liqenit, me pulëbardha dhe me grupin mahnitës të mjellmave, kënaqeshin mysafirët vendor dhe ata nga jashtë vendi.

Shirat e fundit dukshëm përmirësuan imazhin hidrologjik. Niveli i ujit në liqenin e Ohrit i zbrazur gjatë muajve të verës, për momentin është vetëm disa centimetra nën nivelin zero.