fbpx
Tag: Gjorge Ivanov

tag: Gjorge Ivanov

Ivanov ka anuluar obligimet tjera dhe i pret liderët në takim ditët në vijim

Presidenti i R. së Maqedonisë, Gjorge Ivanov mban qëndrimin se është e domosdoshme që të mbahet takimi i liderëve të partive parlamentare, si më të përgjegjshëm për gjetjen e zgjidhjes në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Maqedonisë, njoftojnë nga kabineti presidencial. Në ditët e ardhshme, siç thuhet në kumtesë, kabineti i presidentit do të jetë e hapur për dialog...

Ivanov apelon për qetësim të gjakrave dhe bëri thirrje për takim liderësh në kabinetin e tij

Presidentin i shtetit, Gjorge Ivanov në fjalimin e tij para qytetarëve sonte dërgoi apel për qetësim të tensioneve dhe i ftoi liderët për takim në kabinetin e tij. “Në këto momente të shqetësimit të përgjithshëm rreth ngjarjeve në Kuvendin e RM-së ju bëj thirrje të qëndroni të qetë. Ju bëj thirrje të jeni të durueshëm dhe të mos bini pre...

Hojt Ji ka kërkuar takim me Ivanovin, por presidenti është i zënë

Zëvendës- ndihmës sekretari shtetëror i departamentit amerikan për Evropë dhe Euro- Azi, Hojt Brajan Ji të hënën nuk do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, konfirmojnë për “Meta” nga kabineti i presidentit. “Deri tek kabineti i presidentit të Maqedonisë është dërguar kërkesë për takim me Zëvendës- ndihmës sekretari shtetëror i departamentit amerikan për Evropë dhe Euro- Azi, Hojt Brajan Ji,...

Rusia do t’i ndaj Ivanovit çmim për kontribut në ortodoksizëm

Presidenti i R. së Maqedonisë, Gjorge Ivanov është dekoruar me çmimin “Patriarku i Moskës dhe Rusisë, Aleksej Vtori” për vitin 2016-të, që në muajin maj në ceremoni solemne në Moskë, do t’i dorëzohet patriarkut të kishës ortodokse ruse, z. Kiril, njoftojnë nga kabineti i presidentit Ivanov. Çmimin e ndaj Fondacioni Ndërkombëtarë Shoqëror për bashkim të popujve ortodoks, për veprimtari të...

Kocijançiq: Urgjentisht të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të merr fund pasiguria

Komisioni Evropian sot sërish bëri thirrje që të respektohen rezultatet e zgjedhjeve dhe presidenti Gjorge Ivanov të shqyrtojë vendimin e tij. “Siç BE ka njoftuar edhe më herët, rezultatet nga zgjedhjet e fundit parlamentare patjetër duhet respektuar, t’i vihet fund pasigurisë aktuale dhe qeveria të formohet pa anulim të mëtutjeshëm në bazë të shumicës parlamentare që është formuar”, deklaroi për...

Ivanov nuk e jep mandatin pasi me këtë e respekton Kushtetutën

Presidenti Gjorge Ivanov nuk do ta ndaj mandatin derisa të mos evitohen pengesat juridike dhe politike. Ai në konferencën e shtypit me kryesuesin e presidencës së BeH, Mladen Ivaniq, deklaroi se s'mund të merr vendim i cili më vonë do të kontestohet. "Nëse kontestohet një vendim i këtillë, atëherë do të hapet çështja e përgjegjësisë sime. Për këtë kërkoj dhe...

LSDM: Gruevski nuk ka të drejtë të ofroj 51 deputetë të zgjedhur sikur të jenë pronë e tij personale

“Gruevski nuk ka të drejtë të ofroj 51 deputetë të zgjedhur sikur të jenë pronë e tij personale. E para, shumica parlamentare tashmë ekziston dhe këtë askush nuk e kërkon prej tij. Ndërsa a do të gjejnë arsye të shëndoshë disa nga deputetët opozitar të VMRO DPMNE dhe do t’i mbështesin reformat pas formimit të qeverisë së re reformuese,...

Nesër vazhdon seanca konstituive, nuk ka largim nga pozicionet

Pas pesë ditëve pauzë, seanca konstituive e Kuvendit pritet të vazhdojë nesër në ora 11. Sipas njoftimeve të rregullta ditore të dërguara nga VMRO DPMNE dhe LSDM dhe para vazhdimit të seancës së nesërme konstituive, nuk ka largim nga pozicionet e mëhershme të partive. Në njoftimin e LSDM-së thuhet se “Gruevski nuk ka të drejtë të ofroj 51 deputetë të...

LSDM: Ivanov është bashkëpjesëmarrës në të keqen që u bëhet qytetarëve

Gjorge Ivanov nuk ka të drejtë të sillet si tiran ndaj popullit, vetëm që të kënaq një person dhe familjen e tij që t'i realizojnë platformat e tyre kriminale, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj intervistës së presidentit për gazetën austriake "Viener Cajtung". Me këtë Ivanov, siç thuhet më tej në reagim, është bashkëpjesëmarrës në të keqen që u bëhet...

Ivanov: Edhe po të emërohet kryetari i Kuvendit, nuk do ta jap mandatin

Formimi i qeverisë pa mandat të arsyetuar nuk është i qëndrueshëm juridikisht- thotë presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në intervistë për gazetën austriake “Viner Cajtung”. “Qeveria e tillë do të ishte pa legjitimitet nga presidenti gjegjësisht pa bazë kushtetuese. Kjo është vetëm dëshirë. Kjo është e paqëndrueshme juridikisht. Qeveria e këtillë nuk do të kishte legjitimitet. Kjo qartë përmendet në...

Ivanov për HRT: Synimi është të jemi fazë kalimtare në krijimin e shtetit të tretë shqiptar

Synimi i Platformës së partive shqiptare nuk është që ta bashkoj Maqedoninë, por Maqedonia të jetë fazë kalimtare në krijimin e shtetit të tretë shqiptar, deklaroi presidenti i Maqedonisë, në intervistën e djeshme në emisioni “Një me një”, në Radio- televizionin kroat (HRT). Për Platformën, Ivanov thotë se synimi i saj është gjuha shqipe të barazohet me atë maqedonase dhe...

Kocijançiq: Pasiguria të përfundoj, të formohet Qeveria pa anulim

Rezultatet nga zgjedhjet e fundit parlamentare patjetër duhet të respektohen, pasiguria momentale të merr fund dhe të formohet qeveria pa anulime shtesë, ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq për “Radio Evropa e Lirë”. “Siç BE ka përmendur disa herë, përshirë edhe Parlamenti Evropian, rezultatet nga zgjedhjet e fundit parlamentare duhet të respektohen, të merr fund pasiguria ndërsa Qeveria...

LSDM: Evropa e sheh se Ivanov nuk sillet në mënyrë demokratike dhe arsye të shëndoshë

Evropa dhe bota e sheh se sjellja e Gjorge Ivanov nuk bazohet në parimet demokratike dhe arsyen e shëndoshë dhe për këtë i këtillë është mesazhi i liderëve të BE, që në Maqedoni e solli kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, thuhet në reagimin e LSDM pas konferencës së përbashkët të Ivanov dhe Tusk. “Gjorge Ivanov nuk guxon të mbroj...

Hashim Thaçi: Ivanov me këtë vendim fundosi demokracinë, duke injoruar vullnetin e popullit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në profilin e tij në Facebook si reagim ndaj vendimit të presidentit Gjorge Ivanov mbrëmë të mos e jep mandatin për formimin e Qeverisë, shkroi se ngjarjet politike në Maqedoni janë shqetësuese dhe se Maqedonia po humb domethënien e shtetit funksional pa të drejta të barabartë të shqiptarëve. “Zhvillimi i ngjarjeve politike në Maqedoni është...

Bejli: SHBA janë të dëshpëruar, Ivanvo të shqyrtoj vendimin

Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli thirri presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, sërish të shqyrtojë vendimin ndërsa fqinjët e Maqedonisë të përmbahen nga përfshirja dhe të tregohen konstruktiv. “SHBA mbrëmë ishin të dëshpëruar kur mësuan se presidenti Ivanov ka refuzuar ta jep mandatin për shumicën e qartë politike dhe të ofroj mundësi për formimin e Qeverisë. Konsideroj se kjo nuk...

Bejli: Jam i shqetësuar se Maqedonia po largohet nga parimet e demokracisë

Ambasadori amerikan në vend Xhes Bejli shprehi shqetësim për shkak të situatës së re të krijuar pasi presidenti Gjorge Ivanov vendosi të mos ia ndaj mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e Qeverisë së re. “Pajtohem me komisarin Johanes Han. Jam i shqetësuar se Maqedonia po largohet nga parimet e demokracisë dhe sundimin të së drejtës, që janë...

Thirrje deri tek Ivanov për t’ia marrë çmimin Orbanit

Shfrytëzuesit e rrjetave sociale sot në individualisht shkruanin statuse me të cilat i bëjnë thirrje presidentit Gjorgje Ivanov që t’ia marr çmimin “8 Shtator” presidentit hungarez Viktor Orban për shkak të dhunës së ushtruar ndaj refugjatëve dhe gazetarëve në kufirin serbo- hungarez. Nga kabineti i Ivanov nuk njoftuan nëse tani për tani mendojnë në këtë drejtim. Edhe gazeta “Vest” në numrin...

Ivanov- Nishani: Të dyja vendet kanë të ardhmen e përbashkët

Presidenti Gjorge Ivanov ka shmangur komentet rreth aferës së përgjimeve në vend. Pas takimit me homologun e tij shqiptar Bujar Nishani në Tiranë, Ivanov u pyet nga gazetarët nëse skandali i përgjimeve ishte diskutuar në këtë takim, dhe nëse Ivanov e kishte informuar Nishanin rreth përgjimeve të politikanëve nga Shqipëria, gjatë bisedave me politikanët shqiptarë në Maqedoni, Lideri i...

Ivanovi shmang gazetarët dhe kërkoi mençuri dhe përgjegjësi

Qeveria vazhdon të heshtë lidhur me përgjimet e publikuara na opozita. Dy ditë pas publikimit të aferës, Kryeministri Gruevski u paraqit në opinion në prezantimin e një kompanie investuese por iu shmang interesimit të mediave për përgjimin e paligjshëm të mbi 20 mijë qytetarëve. Ndërkohë, nga Prokuroria kanë njoftuar për Alsat se në Prokurorinë Themelore në Shkup kanë pranuar...

Ivanov sot merr pjesë në varrimin e Zhelju Zhelev

Presidenti Gjorgje Ivanov sot në Sofje do të merr pjesë në varrimin e ish presidentit bullgar Zhelju Zhelev i cili ndërroi jetë të premten. Zhelev në vitin 2010 u dekorua nga presidenti Ivanov me dekoratën “8 Shtatori” për merita të jashtëzakonshme për pranimin e R. së Maqedonisë si të pavarur dhe sovrane. Në letrën e ngushëllimit nga presidenti Ivanov, dërguar presidentit...