fbpx

Ivanovi shmang gazetarët dhe kërkoi mençuri dhe përgjegjësi

-

Qeveria vazhdon të heshtë lidhur me përgjimet e publikuara na opozita. Dy ditë pas publikimit të aferës, Kryeministri Gruevski u paraqit në opinion në prezantimin e një kompanie investuese por iu shmang interesimit të mediave për përgjimin e paligjshëm të mbi 20 mijë qytetarëve. Ndërkohë, nga Prokuroria kanë njoftuar për Alsat se në Prokurorinë Themelore në Shkup kanë pranuar padinë penale nga LSDM kundër dy personave të njohur dhe më shumë personave të panjohur për vepër penale “përgjim të paautorizuar dhe inçizim tonik”. Padia penale është dorëzuar tek prokurori kompetent dhe e njëjta do të meret në procesim. Sot ka reaguar presidenti Gjorge Ivanov, por në reagimin e tij nuk saktësohet nëse komunikata e tij ka të bëjë me përgjimet apo nisjen e hetimeve ndaj Zaevit për rastin “Puçi”

“Mbështesin organet shtetërore të hetojnë nëse aktiviteti i tillë është në kundërshtim me kushtetutën dhe njëkohësisht autorët e veprës penale të përgjimeve të sanksionohen sipas ligjit. Iu bëj thirrje subjekteve politike të sillen në mënyrë të matur dhe me përgjegjësi, në përputhje me interesat e qytetarëve dhe shtetit. Vetëm në këtë mënyrë do mund të dëshmojnë se përcaktimet e tyre programore janë në interes të demokracisë së Maqedonisë. Si shtet demokratik duhet doemos të dëshmojmë pjekuri para sfidave që paraqiten në shoqërinë tonë. Ato duhet të zgjidhen vetëm në rrugë institucionale”, thuhet në reagimin e presidencës.

Në komunikatën me shkrim të presidentit Ivanov theksohet gjithashtu roli i mediave në shoqëri, por pa e ndarë “shapin nga sheqeri” lidhur me kufirin që kanë mediat mbi publikimin e materialeve për të cilat opozita dhe pushteti po përplasen prej ditësh. Ivanov nuk ka qëndrim konkret as për pretendimet që ngre secila palë, por as edhe qëndrime të qarta mbi reagimin e fundit të Prokurorisë si dhe apeleve të ambasadave të huaja lidhur me publikimin e aferave. Kreu i opozitës, Zoran Zaev ditë më parë njoftoi se strukturat e sigurimit të shtetit nën urdhrat e Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit në mënyrë të paligjshme kanë përgjuar mbi 20 qytetarë, nis mesin e të cilëve është edhe vet Zaev, liderët e të gjitha partive politike shqiptare, klerikë gazetarë, afaristë, drejtues të sektorit civil, por edhe njerëzit e tij të afërt Ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe ministri i financave, Zoran Stavreski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.