Sot Kuvendi do të diskutoj për më shumë ligje

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seancë do të mbajnë komisioni për arsim, shkencë dhe sport, për financim dhe buxhet, për transport, lidhje dhe ekologji, për sisteme politike dhe marrëdhënie mes bashkësive, për shëndetësi, për punë dhe politikë sociale, ndërsa dy seanca do të mbajë edhe Komisioni Ligjdhënës juridik.

Në rend dite të Komisionit për arsim dhe shkencë janë Propozim ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektim në arsim, në lexim të parë, Propozim ligji për ndryshimin e ligjit për arsim të lartë, me procedurë të shkurtë, në lexim të dytë, si dhe Propozim i Ligjit për ndryshimin e Ligjit për institucione të arsimit të lartë për arsimimin e kuadrit mësimdhënës në edukimin parashkollor, fillore dhe të mesme, me procedurë të shkurtë, në lexim të dytë.

Komisioni për sisteme politike dhe marrëdhënie mes bashkësive do të debatojë rreth ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Propozim ligji për akademinë për gjykatës dhe prokuror publik dhe Propozim ligji për Këshillin për verifikimin e fakteve dhe ngritjen e procedurës për përgjegjësi të gjykatësve, të gjitha me procedurë të shkurtë dhe në lexim të dytë.

Në rend dite të Komisionit për punë dhe politikë sociale janë ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtë në lexim të dytë.