fbpx

BPRM: Pasojat nga virusi korona mbi ekonominë e vendit janë të pasigurta

-

“Treguesit e fundit makroekonomik në ekonominë e vendit kryesisht lëvizin në suaza të pritshmërive, por rreziqet nga rrethimi bëhen gjithnjë e më të theksuara. Infeksioni me virusin e ri, Kovid – 19 pasqyrohet mbi ekonominë globale, kurse efektet ekonomike në tërësi janë ende të pasigurta dhe varen nga kohëzgjatja dhe forca e kësaj tronditjeje të papritur, që nuk është e karakterit ekonomik. Banka popullore do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje tendencat e rreziqeve potenciale nga rrethimi, për shkak të adaptimit adekuat të vendosjes së politikës monetare”, ka njoftuar Banka Popullore, pas mbledhjes së mbajtur të Komitetit për politikën operative monetare, shkruan Meta.mk.

Krahas tjerash, është konstatuar që nuk ka ndryshime në gjendjen e vendosur monetare që bazohet në lëvizjet e volitshme në ekonominë e vendit, të cilat janë në suaza të pritshmërive, por në kushte të rritjes së konsiderueshme të rreziqeve dhe të pasigurisë për ekonominë globale në të njëjtën kohë, të shkaktuar nga infeksioni me virusin e ri Kovid-19.

“Të dhënat zyrtare për BPV për tremujorin e katërt nga viti 2019 tregojnë rritje solide ekonomike prej 3,4 përqind në bazë vjetore, me çka rritja reale në vitin 2019 ka shkuar në 3,6 përqind. Kjo është stimuluar nga kërkesa në vend, shtytës i të cilës janë bruto-investimet, kurse kontribut të konsiderueshëm pozitiv është vërejtur edhe nga konsumi personal. Rritja e komponentëve të kërkesës dhe të eksportit, me çka neto-eksporti ka kontribut negativ në rritjen e përgjithshme ekonomike”, thuhet në komunikatën nga BPRM-ja.

Në shkurt, përhapja e korona virusit jashtë Kinës, e ka rritur shqetësimin e investuesve në tregjet ndërkombëtare nga efektet negative mbi rritjen globale ekonomike. Në kushte të tilla, ata kanë investuar në mjete më të sigurta financiare (ari dhe bono shtetërore) çmimet e të cilave kanë shënuar rritje, gjatë rënies së konsiderueshme të njëkohshme të çmimeve të aksioneve në bursa. Banka Popullore paralajmëron që do t’a ndjek ndryshueshmërinë në tregjet financiare ndërkombëtare dhe do t’i vlerësojë efektet e tyre mbi ekonominë e vendit, kurse sipas nevojës do të ndërmerr masa.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.