fbpx

Rritje e lehtë e çmimeve të banesave në vazhdën e krizës së koronavirusit

-

Çmimet e banesave kanë shënuar rritje në tremujorin e dytë të këtij viti, kur u ndez kriza e virusit korona,ndërsa vërehet që çmimet rriten edhe pse oferta e banesave e tejkalon kërkesën, shkruan Meta.mk.

Sipas të dhënave të Bankës Popullore, në tremujorin e dytë të vitit 2020, çmimet e banesave në Shkup kanë shënuar rritje prej 1.4 % në vit, që paraqet ngadalësim të vogël në krahasim me tremujorin e kaluar.

“Nga aspekti i ofertës në tremujorin e dytë të vitit 2020, vlera e ndërtesave të ndërtuara banesore ka shënuar rritje, ndërsa është shënuar rënie e vlerës së lejeve të lëshuara për ndërtimin e ndërtesave të banimit. Për sa i përket kërkesës edhe në tremujorin e dytë të vitit 2020 ajo u mbështet nga rritja e mëtejshme dyshifrore e kredive për banesa”, thuhet në raportin e Bankës Popullore.

Në të njëjtën kohë, statistika e Agjencisë për kadastër të pasurive të patundshme tregon se deri në qershor, në të gjithë territorin e vendit ka 6.436 banesa të ndërtuara, por që ende nuk janë shitur dhe ofrohen në tregun e pasurive të patundshme.

“Në Agjencinë për kadastër të pasurive të patundshme janë lëshuar 12,902 fletë për para-regjistrim të ndërtimeve, që tregon se këto objekte janë në fazë të ndërtimit dhe se së shpejti do të jenë në tregun e patundshmërive. “Mund të konkludohet se numri i ndërtesave të reja aktualisht plotëson kërkesën për banesa të reja,” thuhet në raport.

Çmimet e arritura mesatare të banesave

Emri i komunës Çmimi mesatar për m2 hapësirë e banesës e shprehur në denarë Emri i komunës Çmimi mesatar për m2 hapësirë e banesës e shprehur në denarë
Qendër 62,778 Manastiri 37,638
Karposh 58,061 Shtipi 34,103
Aerodrom 55,513 Struga 31,870
Kisella Vodë 55,242 Koçani 31,598
Gjorçe Petrov 44,589 Strumicë 29,010
Ohër 43,772 Kumanovë 28,255
Gazi Babë 42931

 

Përndryshe, të dhënat e Kadastrës zbulojnë dallime të konsiderueshme në çmimet mesatare për metër katror të banesave varësisht nga qyteti në të cilin ishin gjenden banesat. Ato shkojnë nga 28.255 denarë në Kumanovë deri në 62.778 denarë në Qendër. Matematika tregon se me para për një apartament në Qendër, mund të blini dy apartamente në Kumanovë dhe Strumicë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.