Trendi i rënies mujore dhe vjetore të normës mesatare të interesit për kreditë e përgjithshme vazhdoi edhe në tetor të vitit 2020, tregojnë të dhënat më të reja të Bankës Popullore. Përkatësisht, norma e interesit të kredive të përgjithshme është 4,68 përqind dhe shënon rënie mujore dhe vjetore prej 0,02 pikë procentuale (p.p) dhe 0,37 p.p., në mënyrë përkatëse, raporton Meta.

Norma mesatare e interesit të depoziteve të përgjithshme është mbajtur në nivelin prej 0,98 përqind nga muaji i kaluar, kurse në bazë vjetore shënon rënie prej 0,30 p.p.

Në tetor, norma mesatare e interesit të kredive të miratuara rishtazi shënon rritje prej 0,22 p.p. në nivel mujor edhe atë 4,21 përqind. Në bazë vjetore, kjo shkallë e kamatës është më e ulët për 0,05 p.p. Te norma mesatare e interesit, të depoziteve të pranuara rishtazi është vërejtur rritje minimale mujore prej 0,01 p.p. edhe atë 0,77 përqind. Në krahasim me muajin tetor të vitit të kaluar, kjo shkallë e interesit është zvogëluar për 0,42 p.p.

“Norma mesatare e interesit të kredive të përgjithshme të miratuara në sektorin korporativ, në tetor ka realizuar rënie mujore prej 0,03 p.p. edhe atë 3,77 përqind. Ndryshimi në rënie është rezultat i rënies në të gjithë komponentët: norma interesit të kredive me denarë pa klauzulë valutore dhe normat e interesit të kredive në valutë të huaj (për 0,04 p.p.) si dhe normat e interesit në kreditet me denarë me klauzulë valutore (për 0,01 p.p.). Në bazë vjetore, kjo shkallë e interesit është për 0,50 p.pmë e ulët”, ka njoftuar Banka Popullore.

Prej aty shtojnë që në raport me muajin e kaluar, norma e interesit të kredive përgjithshme në ekonomitë familjare në tetor ka shënuar rënie prej 0,02 p.p. dhe atë 5,51 përqind.

“Ndryshimi me rënie buron nga zvogëlimi i normave të interesit në kreditet e denarit pa dhe me klauzulë valutore (për 0,03 p.p. dhe 0,02 p.p.), në kushte kur normat e interesit të kredive në valutë të huaj shënojnë rritje (prej 0,03 p.p.). Kjo normë e interesit ka realizuar rënie prej 0,27 p.p. krahasuar me muajin tetor të vitit të kaluar”, informojnë nga Banka Popullore.

Norma e interesit të depoziteve të përgjithshme të familjeve, në tetor ka shënuar rënie minimale mujore prej 0,01 p.p. dhe është 0,95 përqind.

“Ndryshimi me rënie është rezultat i rënies së normave të interesit të depoziteve të denarit pa klauzulë valutore dhe depozitet në valutë të huaj (për 0,01 p.p.), në kushte kur shkallët e interesit në depozitet e denarit me klauzulë valutore nuk shënojnë ndryshim. Në krahasim me muajin tetor të vitit të kaluar, kjo shkallë e kamatës është për 0,30 p.p. më e ulët”, ka njoftuar Banka Popullore.