fbpx

Ivanov për HRT: Synimi është të jemi fazë kalimtare në krijimin e shtetit të tretë shqiptar

-

Synimi i Platformës së partive shqiptare nuk është që ta bashkoj Maqedoninë, por Maqedonia të jetë fazë kalimtare në krijimin e shtetit të tretë shqiptar, deklaroi presidenti i Maqedonisë, në intervistën e djeshme në emisioni “Një me një”, në Radio- televizionin kroat (HRT).

Për Platformën, Ivanov thotë se synimi i saj është gjuha shqipe të barazohet me atë maqedonase dhe të ndryshohet amendamenti kushtetues që del nga Marrëveshja e Ohrit, me të cilën komunitetet në Maqedoni të drejtat e tyre i marrin në bazë të përfaqësimit të tyre prej 20%.

“Esenca e Platformës është të ndryshoj rendi kushtetues i Maqedonisë. Kjo do të thotë, Maqedonia nga shoqëria multietnike dhe shtet unitar të bëhet binacional. Për krahasim mund të themi, Maqedonia të bëhet një Qipro, vetëm se Maqedonia nuk është ishull”, tha Ivanov.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.