fbpx

Nesër vazhdon seanca konstituive, nuk ka largim nga pozicionet

-

Pas pesë ditëve pauzë, seanca konstituive e Kuvendit pritet të vazhdojë nesër në ora 11. Sipas njoftimeve të rregullta ditore të dërguara nga VMRO DPMNE dhe LSDM dhe para vazhdimit të seancës së nesërme konstituive, nuk ka largim nga pozicionet e mëhershme të partive.

Në njoftimin e LSDM-së thuhet se “Gruevski nuk ka të drejtë të ofroj 51 deputetë të zgjedhur nga VMRO DPMNE, sikur të jenë pronë e vete personale”.

“E para, shumica parlamentare tashmë ekziston dhe këtë askush nuk e kërkon prej tij. Ndërsa a do të gjejnë arsye të shëndoshë disa nga deputetët opozitar të VMRO DPMNE dhe do t’i mbështesin reformat pas formimit të qeverisë së re reformuese, gjithashtu nuk varet nga Gruevski”, thonë nga LSDM.

Në njoftimin e rregullt të VMRO DPMNE-së thuhet se “krimineli Zaev për amnistinë e tij personale për krimet e bëra ka vendosur Maqedoninë ta bëj dygjuhësore, që t’i shpall për gjenocid popullin dhe shtetin e vet, ta ndryshoj emrin e shtetit sipas modelit grek dhe në fazën finale të federalizoj shtetin”.

Presidenti Gjorge Ivanov në intervistë për gazetën austriake “Viner Cajtung” përsëriti qëndrimin tashmë të njohur se nuk do ta ndaj mandatin edhe nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit.

“Formimi i qeverisë pas mandat është i paqëndrueshëm juridikisht”, tha mes tjerash presidenti në intervistë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.