fbpx

Ivanov- Nishani: Të dyja vendet kanë të ardhmen e përbashkët

-

Presidenti Gjorge Ivanov ka shmangur komentet rreth aferës së përgjimeve në vend. Pas takimit me homologun e tij shqiptar Bujar Nishani në Tiranë, Ivanov u pyet nga gazetarët nëse skandali i përgjimeve ishte diskutuar në këtë takim, dhe nëse Ivanov e kishte informuar Nishanin rreth përgjimeve të politikanëve nga Shqipëria, gjatë bisedave me politikanët shqiptarë në Maqedoni, Lideri i opozitës Zoran Zaev, që kur shpërtheu ‘bombat” për përgjimin e mbi 25 mijë qytetarëve në vend, njoftoi se në shënjestër kanë qenë edhe politikanët shqiptarë, madje posedon edhe biseda të zyrtarëve të lartë shqiptarë të Shkupit dhe Tiranës. Ivanov u përgjigj shkurt, se kjo është çështje e brendshme e Maqedonisë dhe se nuk dëshiron që për tema të tilla të flasë jashtë vendit.

“Pyetja juaj ka bëjë me një çështje të karakterit të brendshëm të Maqedonisë dhe jashtë Maqedonisë nuk flas për temë të tilla. Kjo mbetet çështje e brendshme e Maqedonisë”, deklaroi Gjorge Ivanov, President i Maqedonisë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.