Zëvendës- ndihmës sekretari shtetëror i departamentit amerikan për Evropë dhe Euro- Azi, Hojt Brajan Ji të hënën nuk do të takohet me presidentin Gjorge Ivanov, konfirmojnë për “Meta” nga kabineti i presidentit.

“Deri tek kabineti i presidentit të Maqedonisë është dërguar kërkesë për takim me Zëvendës- ndihmës sekretari shtetëror i departamentit amerikan për Evropë dhe Euro- Azi, Hojt Brajan Ji, por duke pasur parasysh obligimet e mëparshme të presidentit, nuk ka mundësi për realizim e këtij takimit”, thonë nga kabineti.

Vizita e Ji vjen thuajse dy muaj pasi ai nga Zagrebi i bëri thirrje Ivanovit që të shqyrtoj vendimin për dhënien e mandatit.

“Sinqerisht shpresojmë që presidenti do t’u mundësojë deputetëve që shprehën dëshirë për këtë dhe partive që i përfaqësojnë të formojnë qeveri sa më shpejtë sepse Maqedonisë i duhet qeveri e cila do të vazhdoj me proceset e filluara në suazat e procesit para- aderues të BE-së”, deklaroi Ji në Zagreb.

Ji të hënën gjatë vizitës së tij do të bisedoj me liderët politik për statusin e formimit të Qeverisë së re, për marrëdhëniet dypalëshe si dhe për reformat e domosdoshme të integrimeve euro- atlantike.