Sela për VMRO DPMNE-në: Le ta votojmë PSP-në e më pas të shkojmë në zgjedhje të reja

-

Pas një orë e gjysmë debat mes deputetëve nga VMRO DPMNME dhe akuzat drejt LSDM-së, me thirrje të herë pas hershme për zgjedhje parlamentar, në foltoren e vazhdimit të 19-të të seancës të Kuvendit foli edhe Zijadin Sela nga Aleanca për shqiptarë, i cili u bëri thirrje deputetëve të VMRO DPMNE-së për vazhdimin e mandatit të Speciales dhe për gjykatë speciale e më pas ai do të votoj për zgjedhje të reja parlamentare.

“Ne shqiptarët kemi një shprehje: Si do t’i drejtohesh malit, ajo ashtu do ta kthej. Çdo gjë tregonte edhe për platformën edhe për sovranitetin. Platforma ekzistonte edhe kur ju nuk ishit mandat, tani vetëm doni ta evitoni përgjegjësinë. Unë nuk jam prej atyre politikanëve që fëmijët të vet dëshiron t’u le ardhmëri me ryshfet dhe korrupsion. Për këtë shkak, propozimi juaj për zgjedhjet të parakohshme e pranoj. Por, a jeni të sigurt se presidenti juaj Ivanov nuk do t’i luaj lojërat me mosdhënien e mandatit. Le të jenë edhe zgjedhjet parlamentare edhe ato lokale bashkërisht, por fillimisht hajde të votojmë për PSP-në me dy të tretat e shumicës, për Gjykatë Speciale, pastaj të shkojmë në zgjedhje. Unë do të votoj, pyeteni kryetarin tuaj dhe tregoni. Unë e di se nuk jeni të gatshëm për të votuar për PSP-në, për atë pas të gjitha fjalëve të mëdha fshihet frika  nga përgjegjësia përpara ligjit”, tha Sela.

 

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...

Giorgia Meloni nuk fshiu fotot me Zelenskyn nga rrjetet e saj sociale

Pretendimi: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka fshirë të gjitha fotot me presidentin ukrainas Zelensky nga rrjetet sociale. Verdikti: E pavërtetë ——————————————————— Në rrjete sociale, përfshi edhe ato shqipfolëse, po qarkullon lajmi se kryeministrja italiane Giorgia Meloni...