fbpx

Zhbogar: OJQ-të në Maqedoni janë cak i akuzave që përdoren për pikë politike

-

Shoqëria civile në Maqedoni është cak i akuzave publike politike që përdoren për pikë politike ndërsa aktivistët civil diskreditohen dhe etiketohen. Këtë sot e ka deklaruar euro- ambasadori Samuel Zhbogar në Shtip, në suazat e promovimit të thirrjes së re të BE-së për OJQ-të në vend, që kushton 5 milionë euro.

“Kjo thirrje vjen në kohën e sfidës për shoqërinë civile, e cila është cak i akuzave politike publike që përdoren për pikë politike. Polarizimi i shoqërisë reflektohet edhe ndaj aktivistëve civil të cilët publikisht diskreditohen dhe etiketohen, madje edhe të dhënat e tyre publikisht dhe në mënyrë joligjore publikohen, ku si pasojë aktivistët civil janë të kufizuar që të marrin pjesë nëpër projekte. Për ne, shoqëria civile vazhdon të luaj rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave të BE-së dhe në transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve të shtetit dhe autoriteteve lokale”, deklaroi Zhbogar.

Euro- ambasadori për momentin është në takim me kryetarin e komunës së Shtipit, Ilço Zahariev ndërsa vizita e tij do mbaron me takimin me përfaqësuesit e OJQ-ve nga Shtipi dhe rajoni.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.