fbpx

Bejli: Jam i shqetësuar se Maqedonia po largohet nga parimet e demokracisë

-

Ambasadori amerikan në vend Xhes Bejli shprehi shqetësim për shkak të situatës së re të krijuar pasi presidenti Gjorge Ivanov vendosi të mos ia ndaj mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e Qeverisë së re.

“Pajtohem me komisarin Johanes Han. Jam i shqetësuar se Maqedonia po largohet nga parimet e demokracisë dhe sundimin të së drejtës, që janë vlera kyç të NATO-s”, shkroi Bejli, duke e shpërndarë deklaratën e euro- komisarit për zgjerim.

Han mbrëmë në rrjetin Twitter porositi se të gjithë liderët përfshirë edhe presidenti duhet të respektojnë epilogun nga zgjedhjet dhe se në demokraci patjetër duhet të pranohet shumica, edhe nëse kjo nuk i pëlqen dikujt. Ai shtoi më tej se liderët politik dhe institucionet duhet të lejojnë proceset demokratike të rrjedhin, në dobi të qytetarëve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.