Thirrje deri tek Ivanov për t’ia marrë çmimin Orbanit

-

Shfrytëzuesit e rrjetave sociale sot në individualisht shkruanin statuse me të cilat i bëjnë thirrje presidentit Gjorgje Ivanov që t’ia marr çmimin “8 Shtator” presidentit hungarez Viktor Orban për shkak të dhunës së ushtruar ndaj refugjatëve dhe gazetarëve në kufirin serbo- hungarez.

Nga kabineti i Ivanov nuk njoftuan nëse tani për tani mendojnë në këtë drejtim.

Edhe gazeta “Vest” në numrin e nesërm në ballinën e saj i bën thirrje presidentit Ivanov për marrjen e çmimit Orban.

Presidenti hungarez ditët e fundit ishte në qendër të vëmendjes dhe ndaj tij u lëshuan sërë kritikash nga politikanët botërorë për shkak të mbylljes së kufirit, përdorimit të gazit lotsjellës dhe topave të ujit ndaj refugjatëve dhe emigrantëve, dhunës ndaj gazetarëve si dhe ligjin e ri kontrovers që parasheh dënime me burg deri në 5 vjet për refugjatët dhe emigrantët që ilegalisht do ta kalojnë kufirin apo fizikisht dëmtojnë gardhin e vendosur në kufirin me Serbinë.

Orban në vitin 2013 mori çmimin “8 Shtatori” në shenjë falënderimi për shkak të raportit miqësorë të Hungarisë, në mbështetjen e saj në realizimin e synimeve strategjike të RM-së si dhe për raportin parimor ndaj emrit kushtetues.

 

 

Rusia nuk po ndërpret internetin natën për të rritur lindjet

Pretendimi: Rusia vendosi ndërprerjen e energjisë dhe internetit në orët e natës për të rritur lindshmërinë Verdikti: I pavërtetë Barbara Halla Një artikull i publikuar në disa media shqipfolëse pretendon se Rusia po ndërpret energjinë elektrike dhe internetin...

Manipulimi me AI: Pretendohet rrejshëm se Trumpi paralajmëroi sulm ndaj Serbisë për shkak të Kosovës

Një video e krijuar përmes Inteligjencës Artificiale (AI) dhe e shpërndarë në “TikTok”, me titullin “Trumpi deklarohet për Kosovën dhe Serbinë”, ka mashtruar audiencën duke pretenduar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka...

Putin njeh Kosovën? Në fakt, jo

Si e interpretoi media shqiptare deklaratën justifikuese të Presidentit rus Vladimir Putin Nga Jona Plumbi- Në një takim me drejtuesit e agjencive më të mëdha të lajmeve në botë, presidenti rus Vladimir Putin,...

Keqinformimi në rrjet për raketa luftarake në qiellin shqiptar

Një video e bërë virale në rrjet shfaq vija të kuqërremta në qiell, të cilat janë interpretuar si raketa mbi Shqipëri Nga Jona Plumbi- Një video që ka qarkulluar gjerësisht në rrjet ku...