Presidentin i shtetit, Gjorge Ivanov në fjalimin e tij para qytetarëve sonte dërgoi apel për qetësim të tensioneve dhe i ftoi liderët për takim në kabinetin e tij.
“Në këto momente të shqetësimit të përgjithshëm rreth ngjarjeve në Kuvendin e RM-së ju bëj thirrje të qëndroni të qetë. Ju bëj thirrje të jeni të durueshëm dhe të mos bini pre e provokimeve, lajmeve të rremë dhe manipulimeve. Ftoj për qetësim të gjakrave dhe mos- dhunë. Apeloj për arsye të shëndoshë dhe sjellje të përgjegjshme”, ka thënë Ivanov.
Ai ka apeluar për sjellje përgjegjëse nga të gjitha institucioneve kompetente të cilat patjetër duhet t’i respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e R. së Maqedonisë.
“Deputetët kanë përgjegjësinë më të madhe që ta kthejnë gjendjen sipas Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores së Kuvendit të RM-së, që sot ishin të shkelura. Secili duhet të jetë përgjegjës për veprimet e veta dhe i vetëdijshëm për pasojat që dalin prej tyre”, tha Ivanov.
Ai më tej vuri në dukje se gjendja mund të tejkalohet përmes respektimit të rendit kushtetues të shtetit dhe se nuk ka çështje që s’mund të tejkalohet përmes dialogut, në përputhje me kushtetutën e vendit dhe ligjeve.
“Për këtë, u bëj thirrje liderëve të partive parlamentare që nesër të vijnë në kabinetin tim për takim liderësh për ta shqyrtuar gjendjen e re të sapokrijuar. Në këtë takim do t’i shqyrtojmë të gjitha opsionet për qetësim dhe dalje nga kjo situatë. Liderët e kanë marrë besimin nga qytetarët dhe janë më përgjegjës për gjetjen e zgjidhjes në bazë të Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores për punë në Kuvend”, ka thënë Ivanov, duke shtuar se “askush nga jashtë nuk do t’i zgjidh problemet tona nëse vet nuk i tejkalojmë, sipas interesit të shtetit”.