Stabilitet politik që të përfundoj kriza, dëshiroi Gruevski në urimin e vitit të ri

-

Edhe bota edhe ne në Maqedoni kaluam nëpër periudhë me turbulenca, por edhe krahas krizës politike mirë është që e ruajtëm stabilitetin ekonomik, tha lideri i VMRO DPMNE-së në urimin e tij për Vitin e Ri.

“Secili prej Jush, në vitin e ri hyn me planet dhe problemet personale dhe familjare, me dëshira dhe sfida personale. Çdo individ i ka qëllimet e veta, për të cilat të mos harrojmë para së gjithash nevojitet shëndet i mirë. Prandaj, më lejoni secilit prej jush t’u uroj të ketë shëndet të mirë, ta ndjek fati, të ketë qetësi në shpirt, të japë dhe të marrë dashuri më shumë se kurrë më parë dhe t’i realizojë qëllimet dhe planet e projektuara”, theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së.

Pas formimit të Qeverisë, shtoi ai, duhet të punohet në planin ekonomik, reformat në të gjitha fushat si dhe realizimin e prioriteteve strategjike për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Duhet të mposhten përpjekjet për ndikim nga jashtë, synimet e të cilëve janë të huaja e jo interesa tona, të shtetit dhe qytetarëve” tha lideri i VMRO DPMNE-së më tej.

Kreu u partisë në pushtet qytetarëve u dëshiroi shëndet dhe lumturi si dhe realizimin e planeve në jetë.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...