Në vend të lojërave politike, patjetër duhet të shohim vullnet politik dhe reforma të vërteta, jo në letër por në terren, sidomos në fushat kyçe siç është sundimi i të drejtës, konkurrenca dhe lidhja. Ky është mesazhi i euro- komisarit për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë, që ai e përmendi në fjalimin e tij në universitetin “Prinston” në SHBA me temë: “Evropa dhe krizat në fqinjësinë e saj”.
Han thotë se puna e BE-së në Ballkanin Perëndimor ende nuk ka mbarua dhe se me rëndësi vitale është mbajtja e perspektivës së besueshme për anëtarësim të rajonit në BE si bërthamë për stabilitet strategjik dhe reforma.
“Njëkohësisht, zgjerimi nuk është ushqim falas. Vetëm liderët lokal mund të përfundojnë punën dhe t’ua porositin qytetarëve të vet. Ne patjetër duhet të shohim vullnet politik në vend të lojërave politike. Patjetër të shohim reforma të vërteta, jo në letër por në terren, sidomos në fushat kyçe siç është sundimi i të drejtës, konkurrenca dhe lidhja. Kjo mund të rrezikon biznes- modelin e disa individëve, por në aspekt strategjik nuk ka alternativë tjetër. Qytetarët e tyre e dinë këtë”, thotë Han.
Euro- komisari shton se nëse BE bëhet e dyshimtë në Ballkan, dikush tjetër mund të futet në të, duke vërë në dukje se dikush, në fakt tashmë po tenton ta bëj këtë.
“Në këtë drejtim, zgjerimi i BE-së, me të gjitha kushtet dhe kriteret, është politika më e mirë e sigurisë që BE e ka pasur ndonjëherë. Vetëm paramendoni ku do të ishte Polonia, Baltiku ose të tjerët sot nëse nuk do ta shfrytëzonim dritaren kohore në vitet e 90-ta”, ka thënë Han.
Han në fjalimin e tij flet edhe për krizat në Evropën Lindore, Siri dhe Turqi.
“Druaj se kemi arritur në pikën prej të cilës nuk ka kthim me Ankaranë. Atje më s’mund të punojmë me të vjetrën gjegjësisht ne të shtiremi se u besojmë angazhimeve të tyre për anëtarësim në BE përderisa ngjarjet në terren e thonë të kundërtën, për fat të keq”, ka deklaruar euro- komisari për zgjerim.