fbpx

LSDM: Bllokimi i proceseve demokratike do të thotë përgjegjësi penale

-

Proceset demokratike do të vazhdojnë dhe shteti duhet të funksionojë me kapacitet të plotë sepse në pikëpyetje është vënë ekzistenca e qytetarëve dhe kompanive për shkak të bllokadave të pakuptimtë me të cilat pengohet transferimi i qetë i pushtetit, theksojnë nga LSDM në njoftimin e rregullt.

“Ministrat në largim kanë autorizime teknike. Për kohë të shkurtë do të ndërpriten të gjitha kompetencat e kryetarëve dhe këshillave komunal ndërsa zgjedhjet e reja lokale s’mund të caktohen para kryetar të ri të Kuvendit. Kjo do të thotë bllokim i sistemit të shtetit. Këtë shumica parlamentare nuk do ta lejojë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga kjo parti theksojnë se institucionet, partitë politike dhe të gjithë individët duhet të dinë se nxitja e tensioneve mes qytetarëve dhe aktiviteteve kundër interesave të shtetit janë shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe ligjeve të RM-së dhe vepër penale, që me vete bart përgjegjësi serioze penale.

“Është e domosdoshme që opozita, Nikola Gruevski dhe VMRO DPMNE të veprojnë në interes  të qytetarëve dhe të ndërpresin me skenarët e mos- stabilitetit dhe krizës me të cilat nuk mund t’i ndalojnë drejtësitë dhe ndryshimet”, porositin nga LSDM.

Premium WordPress Themes Download
Download Nulled WordPress Themes
Download Best WordPress Themes Free Download
Download Nulled WordPress Themes
free download udemy course
download lava firmware
Download Best WordPress Themes Free Download
free download udemy course