fbpx

Shumica nuk e lëshon Kuvendin derisa të mos votohet për kryetarin e ri

-

Deputetët në shumicën parlamentare në krye me LSDM-në sot pasdite qëndruan në sallën plenare të Kuvendit të RM-së pasi kryesuesi, Trajko Veljanovski ndërpreu vazhdimin e 20 të seancës. Deputetët e LSDM-së, BDI-së, Besës dhe Aleancës për shqiptarë refuzojnë të largohen nga salla dhe kërkojnë të zgjedhet kryetari i ri i Kuvendit.

Në sallë janë edhe deputetët të VMRO DPMNE-së, të cilët siç thonë se qëndrojnë për ta mbrojtur Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Deputetët kërkojnë votim për emërimin e kryetarit të Kuvendit ndërsa VMRO DPMNE kërkon zgjedhje të parakohshme.

Atmosfera në Kuvend u tensionua në momentin e fundit nga vazhdimi i sotëm pasi deputetët e LSDM-së u ngritën nga vendet e tyre ndërsa kolegu i tyre Oliver Spasovski kërkuan të votohet për të kaluar në pikën e katërt të rendit të ditës, emërimin e kryetarit të ri të institucionit ligjvënës.

“Kërkoj mbështetje nga 10 deputetë, jo nga 10 por nga shumica të ngriten dhe t’i shohin qytetarët. Ky propozim duhet të vihet në votim dhe Kuvendi të vendos si do të vazhdojë me punën e saj”, tha Spasovski.

Ndaj kësaj reaguan Ilija Dimovski dhe Kërsto Mukoski, i cili në moment nga foltorja e Kuvendit filloi të këndoj himnin e Maqedonisë.

Pasi e këndoi himnin, deputetët e LSDM-së filluan të brohoritin “votim” ndërsa kolegët e tyre nga VMRO DPMNE thoshin “zgjedhje zgjedhje”.

Para se Veljanovski të ndërpres vazhdimin e seancës, Zeqirija Ibrahimi këndoi një pjesë të himnit shqiptarë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.