fbpx

Qeveria bën dështime reformuese në vend që të zbatoj reforma urgjente

-

Qeveria s’ka kapacitet reformues ndërsa Maqedonia po lëviz në drejtim të gabuar pasi ka pushtet shumë dominues ekzekutiv, që ndikon në gjyqësor dhe Kuvend, është konkluzioni i debatit “Dështimet urgjente reformuese” i organizuar nga Fondacioni “Shoqëria e hapur”- Maqedoni dhe Qendra Maqedonase për Arsim Evropiane.

Bojan Mariçiq nga kjo qendër thotë se pas zgjedhjeve agjenda reformuese nuk duhet t’i lihet vetëm Qevrisë.

“Në raport ka fjalor të ashpër dhe drejtim direkt të gishtit për personat më përgjegjës, në veçanti ndaj atyre që e udhëheqin shtetin. Është e qartë se nuk ka vullnet politik për zbatimin e reformave. Kjo qeveri nuk ka kapacitet reformues dhe për këtë nga ajo s’mund të presim zbatim të prioriteteve reformuese” thotë Mariçiq.

Në raport përmendet shteti i robëruar dhe institucione të robëruara, ndërsa kjo është për shkak se ekziston pushtet shumë dominues, që direkt ndikon ndaj Kuvendit dhe pushtetit gjyqësor, vlerëson Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.

Sipas Fani Karanfilova- Panovska nga Fondacioni “Shoqëria e hapur” në Maqedoni ka udhëheqje të gabuar të financave publike, përqindja e deficitit buxhetor vazhdimisht rritet si dhe borxhi i jashtëm.

“Pushteti i ardhshëm duhet t’i kushtoj kohë asaj se si t’i disiplinoj politikat financiare dhe si të motivoj ambientin e përgjithshëm ekonomik” shton Panovska.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.