fbpx

Zaev: Pas 11 dhjetorit do të bëjmë riemërim të përgjithshëm të gjykatësve

-

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot paralajmëroi riemërim të përgjithshëm të gjykatësve në Maqedoni pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe ndërprerjen e plotë të “lidhjes mes gjyqësorit dhe pushtetit kriminal në krye me Nikolla Gruevski”. Zaev deklaroi se “pas 11 dhjetorit nuk do të lejoj asnjë gjykatës të gjykoj persona të pafajshëm, të montohen procese gjyqësore dhe të punohet për kriminelët”.

“Kriminelët do të jenë aty ku edhe e kanë vendin, para drejtësisë. Drejtësia në Maqedoni do të jetë e pavarur, përgjegjëse, profesionale dhe e paanshme. Nëpër gjykatat ende ka persona të ndershëm të cilën e kryejnë punën e tyre. Viktimizimi i tyre sot do të jetë avancimi i tyre në të ardhmen” shtoi Zaev.

Kreu i LSDM-së tha se riemërimi i gjykatësve do të jetë sipas kriterit që tanimë ka dhënë rezultatet në disa shtete. Në mënyrë plotësuese, tha Zaev do të vendoset edhe numëratori në Portën “Maqedonia”, që do të tregoj se si çdo denar i vjedhur u kthehet qytetarëve dhe do të jetë përkujtues që “kjo e keqe kriminale të mos përsëritet më”.

“Do të ketë kontroll mbi pushtetin dhe drejtësinë në Maqedoni. Do të jetë jetë për të gjithë në Maqedoni” tha për fund Zaev.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.