PSP kërkon rastin “Sopot” nga Prokuroria për krim të organizuar

-

Prokuroria speciale më 4 nëntor nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka kërkuar t’ia dorëzoj lëndën për rastin “Sopoti”, njoftuan sot nga PSP.

“Lënda është kërkuar që të vendosim nëse kjo lëndë bie në kompetencë të PSP-së, duke pasur parasysh bisedën e publikuar nga përgjimet joligjore” thuhet në njoftimin e kabinetit të Janevës.

Ndryshe, bëhet fjalë për proces gjyqësor lidhur me lëndën e vendosur shpërthyese ku në vitin 2003 jetën humbën dy pjesëtarë të NATO-s dhe një shtetas maqedonas, ku u dënuan 11 shqiptarë.

Në një prej bisedave të përgjuara më saktë në bombën e 25-të, ish ministrja e brendshme Jankulloska dhe ish drejtori i DSK-së, Mijallkov bisedojnë për rastin “Sopot” dhe për atë se çfarë aktvendimi duhet të merret për të akuzuarit.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...