fbpx

Sindikata e “Jugohromit” me bllokim njëorësh kërkoi që të funksionojë sërish kombinati

-

Të punësuarit në kombinatin “Jugohrom” sot në mesditë dolën në protestë në Shkup dhe për 1 orë bllokuan udhëkryqin tek pallati gjyqësor. Ata kërkojnë të kthehen nëpër vendet e punës.

Sindikata e “Jugohromit” kërkon të tërhiqet ndalesa për funksionimin e fabrikës  sepse, siç thonë, është e mundshme vendosja e filtrave.

Për momentin, të punësuarit janë në Inspektoratin e Ministrisë së ambientit, ku kanë dorëzuar letër proteste. Ata kërkojnë të tërhiqet masa për ndalimin e kombinatit, prej ku kafshatën e bukës e sigurojnë disa mijëra banorë të Jegunovcës dhe rajonit.

“Jugohrom” me kërkesë nga Inspektoratit shtetëror për mjedis jetësor nuk punon tani prej fillimit të muajit, kur edhe u fikën furrat pasi ende nuk janë vendosur filtrat.

Edhe pse furrat janë të fikura, punëtorët thonë se stacionet matëse në Tetovë shënojnë koncentracion të lartë të grimcave të dëmshme në ajër.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.