fbpx

Pas “Puç-it”, Zaevi komunikon nëpërmjet WhatsApp dhe Viber

-

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i shfrytëzon aplikacionet për  mesazhe të shkurta ËhatsApp dhe Viber në komunikimin e përditshëm, e shumë më pak celularin.

Zavei, i pyetur nga “Meta”, se ai dhe kolegët e tij nga opozita, pas marrjes së materialeve nga “bombat” a përmbahen nga përdorimi i telefonave celular, thotë se “as më pak e as më shumë” i përdorim telefonat, mirëpo komunikimin më së shumti e përdor përmes aplikacioneve për mesazhe të shkurta.

Komunikimi i përditshëm është i pashmangshëm, si për qytetarët tjerë ashtu edhe për mua, e për këtë më së shumti përdor WhatsApp dhe Viber. Kjo ndodh kështu disa muaj me radhë, sepse më herët i kisha materialet nga përgjimi. Besoj se edhe mes qytetarëve pas shpalljes së përgjimeve ekziston kufizim për shfrytëzimin e telefonisë celulare, për shkak të disa thirrjeve të brendshme – deklaroi Zaevi për “Metën”.

Përndryshe, aplikacioni për porosi të shkurta WhatsApp përmban mbrojtje të enkriptuar për komunikim gjë e cila e rëndon përcjelljen e komunikimit nga personi i tretë.

Pas sulmeve në revistën satirike “Charlie ebdo”, një nga masat për kundërpërgjigje të radikalëve islamik që bënte shtypje kryeministrit i Britanisë së Madhe, David Kameron, ishte që të tërhiqet enkriptimi i aplikacionit të WhatsApp, të cilin e kanë shfrytëzuar terroristët për komunikim.

Regjistrimet audio që i ka shpallur deri më tani LSDM-ja, si­ç theksoi edhe lideri i partisë, janë përgjuar përmes rrjetit celular, për të cilat tha se operatorët celularë të mbajnë një pjesë të përgjegjësisë për  monitorimin e midis ministrave aktual dhe ish ministrave të Qeverisë, politikanëve, gazetarëve. . .

Megjithatë, pas kësaj nxitet çështja se përmes rrjetit celular a janë përgjuar edhe ato fikse e përmes tyre edhe interneti.

Zaevi nuk deshi të komentoj këto pyetje, gjegjësisht të pohoj ose mohoj se a kanë fakte për ato përgjime të komunikimit.

Nuk dua të komentoj asgjë rreth asaj, sepse nuk dua t`u jap kundërshtarëve pozicion të përshtatshëm. Gjithçka që kemi do të publikojmë – tha Zaev per “Meta”.

Për dallim nga telefonia celulare dhe ajo fikse qytetarët e Maqedonisë më shumë përdorin aplikacionin Viber, pronar i të  cilit është  Facebook.

Më 19 janar, kryeministri Nikolla Gruevski u takua me drejtorin ekzekutiv të kompanisë “Viber”, Talmon Marko, drejtorin për zhvillim teknologjik të kompanisë, Igal Magaznik dhe Hirato Shinatro nga kompania për tregti – interneti, “Rakuten”.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.