fbpx

“Plenumi Studentor”: U morëm vesh të merremi vesh, okupimi vazhdon

-

Okupimi vazhdon! Plenumi Studentor nuk ka ndryshuar qëndrimin edhe pas fillimit të bisedimeve. Kërkesa e tyre mbetet ajo e hartimit të një ligji krejtësisht të ri, për arsimin e lartë. Studentët nuk pranojnë ndryshime të reja ligjore.

“Mbrëmë në plenumin e përgjithshëm u vendos që okupimi të vazhdojë dhe se do të shkohet në mbledhjen e ardhshme me argumente rreth nevojës së ligjit tërësisht të ri për arsimin e lartë. kërkesa jonë për ligj të ri, më konkretisht është që të mos ketë asnjë formë të testimit të jashtëm nga ana e shtetit drejt studentëve. Në ligjin për arsim të lartë ka shumë përcaktime të cilat janë të karakterit nënligjor dhe jo atij ligjor. Pikërisht për këtë shkak janë argumentet se përse është i nevojshëm plotësisht tekst i ri”, tha Ivana Tufekgjiq, Plenumi Studentor.

Në takimin e mbrëmshëm u vendos që gjatë 30 ditëve të ardhshme të përpilohet analizë mbi rrethanat, në bazë të të cilave do të përcaktohet koncepti i hartimit të tekstit të ligjit për arsim të lartë. Ndërkohë studentët sot janë futur në ditën e 9-të të okupimit. Ata bëjnë thirrje për ndihmë me ushqim dhe pajisje të tjera të nevojshme. Nga ana tjetër, kolegët e tyre nga Manastiri të cilët gjithashtu kanë okupuar disa fakultete, po përballen me mungesën e ngrohjes dhe energjisë në hapësirat që kanë okupuar. Deri tani janë okupuar gjithsej 16 fakultete.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.