fbpx

Osmani: S’ka argumente që të merret vendim, ngelin të hapura të gjitha opsionet

-

Nuk ka argumente të mjaftueshme që të vendosim për një nga pesë opsioneve që ishin lëndën debati në parti dhe për këtë kemi nevojë për më shumë kohë që të marrim vendimin, deklaroi zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani nga selia e partisë në Reçicë të Vogël ku sonte takim mbajti Kryesia qendrore e partisë për koalicion të mundshëm me VMRO DPMNE-në.

“BDI sot nuk mori vendim për asnjë nga pesë opsionet që po i shqyrtojmë në debatet e partisë dhe nuk kishte argumente që të vendosin për asnjërën prej tyre” deklaroi Osmani.

Ai shtoi se ditët në vijim do ta vazhdojnë debatin për të marrë vendimin më të mirë për qytetarët sepse tani për tani nuk ka numër të mjaftueshëm të argumenteve për njërën nga opsionet që po shqyrtohen në parti.

Osmani vlerësoi se debati ka qenë konstruktiv dhe qëllimmirë për qytetarët dhe duke ditur se situata është komplekse dhe vlerën e vendimit, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka lënë hapësirë të gjithë në parti ta tregojnë qëndrimin dhe vendimin për cilindo opsion, edhe pse të drejtë statutare që vendimi të jetë vetëm i tij.

Osmani më tej thotë se ngelin në lojë të gjitha opsionet dhe se për BDI-në është i rëndësishëm Marrëveshja e shqiptarëve i firmosur më 11 dhjetor.

Ai deklaroi se nuk i komenton projeksionet çfarë do të ndodh në të ardhmen pas këtij vendimi të BDI-së, edhe pse partia e ka parasysh peshën e vendimit sepse afati për mandatarin Nikola Gruevski të bëj qeveri skadon në mesnatë.

“Në tërë periudhën e bisedimeve e kemi pasur parasysh stabilitetin e shtetit, interesat e qytetarëve dhe nevojën për dalje nga kriza dhe për shkak të peshës së vendimit dhe situatën delikate, kemi nevojë për argumente që të përcaktohemi për një prej opsioneve” tha Osmani.

Zëdhënësi i BDI-së shtoi se bisedimet e partisë, edhe me komunitetin ndërkombëtarë, por përsëriti se nuk ka argumente të mjaftueshme që të merret vendimi për ndonjë nga opsionet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.