Kthim mbrapa nuk ka, çështjet patjetër të zbardhen deri në fund dhe secili patjetër të jep llogari për veprimet e tij, ka thënë ministri i brendshëm Agim Nuhiu, në konferencën e sotme në MPB, ku tha se pranë Qeverisë ka dorëzuar kërkesë që të shkarkohet Mitko Çavkov nga funksioni i drejtorit të Byrosë për Siguri Publike dhe porositi se ka formuar shtab operativ që do ta kontrollojë përgjegjësinë e të gjithë pjesëtarëve të MPB-së të përfshirë në intervenimin të enjten e kaluar gjatë kaosit, tërbimit dhe rrahjes në Kuvendin e Maqedonisë.
“Një pjesë e strukturave të MPB-së i shkaktuan shumë dëm vendit tonë dhe vlerave demokratike. Ajo që ndodhi të enjten është e keqe e madhe dhe për ta përmirësuar dëmin, duhet kohë dhe angazhim jo vetëm nga MPB, por edhe nga prokuroria publike dhe gjyqësori”, ka thënë Nuhiu në fillim të konferencës për shtyp.
Ai vuri në dukje se pranë Qeverisë ka dorëzuar propozim për shkarkimin e Çavkovit nga posti i drejtorit të BSP-së ndërsa me urdhër me shkrim, për koordinator të shtabit operativ e ka emëruar Goranço Savovskin, këshilltar shtetëror në BSP.