MPB: Një ndërmarrje hungareze ka dërguar porosi të rrejshme me nënshkrim të falsifikuar të sekretares së MPB-së

-

Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot ka njoftuar se është konstatuar se prej ku janë dërguar ftesat e rrejshme për një hetim të rrejshëm në MPB me paraqitje të rrejshme nga sekretarja shtetërore e MPB-së, Magdalena Nestorovska, njofton Portalb.mk.

Në fotografitë që i ka ndarë Nestorosvska, shihet se në vetë porosinë ka edhe fotografi me logon e policisë, ndërkaq në pjesën shtesë të porosisë është vendosur edhe një fotografi që rrejshëm paraqet dokumente të skanuara në lidhje me një hetim, që nuk ekziston.

Foto nga e-maili i rrejshëm
Foto nga e-maili i rrejshëm

“Fotografia është link drejt ueb-faqes prej të cilës potencialisht do të mundej të merret sfotuer keqdashës: https://eeae.sa/pdf.iso. Ky link për momentin nuk është aktiv. Megjihtatë pas kontrolleve të bëra në ueb-faqen e https:eeae.sa është konstatuar se ajo është në pronësi të Energy Environment Advisory Enterprise, subjekt juridik me seli në Bahrein i cili ofron shërbime të fushave të naftës në Arabinë Saudite”, informojnë nga Ministria.

Nga MPB thonë se është bërë kontrolli i e-mail adresës, është bërë analizë edhe i hederit të porosisë nëpërmjet të cilës dërgohen porositë e rrejshme [email protected] dhe është konstatuar se e njëjta i përket subjektit juridik FAMASZ.

“Pas kryerjes së kontrolleve në ueb-faqen e subjektit juridik www.famasz.hu është konstatuar se e njëjta është hostuar në Sllovaki dhe për atë nëpërmjet Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Policisë janë kërkuar informata për pronësi të cilët kanë të bëjnë me e-mail adresën e lartpërmendur”, thonë nga MPB.

Sektori për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Digjitale ka apeluar deri te të gjithë qytetarët dhe subjektet juridike që të mos hapin dokumente të ngarkuara në vijim të porosive që nuk vijnë nga e-mailet e verifikuara apo të njohura, që të mos bien pre e mashtrimeve të këtij lloji