fbpx

Ndërpriten bisedimet: Georgievski në zgjedhje do të del me Angelovin dhe Boshkoskin?

-

Bisedimet mes bllokun djathtist opozitar për dalje të përbashkët në zgjedhjet e 11 dhjetorit janë ndërpre dhe nuk dihet nëse do të vazhdojnë. Sipas anëtarit të Këshillit Ekzekutiv të partisë VMRO Popullore, Nikola Tasev, edhe pas tre ditëve bisedime, asgjë nuk ka lëvizur nga pika fillestare.

“Nuk kemi marrëveshje për asnjë pikë. VMRO Popullore, Të Bashkuar për Maqedoninë e Lube Boshkoskit dhe Dinjiteti i Stojançe Angelov në këto bisedime tërë kohën këmbëngulnin që të arrihet marrëveshjes. Për fat të keq, nga ana tjetër, tre ditë ka vetëm kërkesë të reja. Për këtë shkak bisedimet janë ndërprerë dhe nuk dihet kur do të vazhdojnë” thotë Tasev.

Ai hodhi poshtë spekulimet se VMRO Popullore nuk ka dashur të firmos dokument se pas zgjedhjeve nuk do të bëj koalicion me VMRO DPMNE-në.

“Nuk ka të vërtetë se është diskutuar për këtë. Ne tre ditë ngecëm në çështjen e parë për sistemimin e mandateve të listave për deputetë, kështu që për këtë nuk është diskutuar asnjë ditë”, shtoi Tasev.

Edhe pse VMRO Popullore të premten solli vendim që t’i bashkëngjitet bllokut të djathtë opozitar, gjërat më pas ndryshuan. Koalicioni i arritur me FRODEM-in e Jove Kekenovskit dhe Lidhjes Demokratike të Pavle Trajanovit është në ndërprerje e sipër.

Të martën, pas seancën dyorëshe me tensione të Këshillit Ekzekutiv, VMRO Popullore nuk mori vendim me cilën parti do të bëj koalicion dhe kë do të mbështes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Atëherë, anëtarët vendosën t’i japin disa ditë kryetarit të partisë, Lubço Georgievski që të mund të merr vendim final.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.