PSP edhe njëherë po dëshmon se është “dora e zgjatur e LSDM-së”, akuzoi sot në konferencën shtypi anëtari i VMRO DPMNE-së, Antonio Miloshoski. Ai tha se këto ditë Specialja ka ndërruar stilin e punës, nga leximi i konferencave të porositura, akuza ndaj anëtarëve të DPMNE-së, tani është në fazë tjetër duke ftuar anëtarë të VMRO DPMNE-së dhe duke i shantazhuar.
“Tentimet e këtilla të PSP që të ftoj sa më shumë anëtarë të VMRO DPMNE-së dhe t’i detyroj të japin dëshmi të rrejshme apo deklarata nuk do të kalojnë e as që do të arrijë t’i demotivoj ata. Anëtarët e ekipit të Katica Janevës shërbehen me metoda joligjore, shantazhe dhe premtime boshe, tentojnë t’i bindin qytetarët që të largohen nga VMRO DPMNE. Të shpeshtën PSP personave të ftuar nga DPMNE ju thonë: “Askush nuk do t’u thotë Faleminderit nëse nuk jep deklaratë përkatëse, bëhu i mençur sepse tani je i ftuar si dëshmitar në PSP, në të kundërtën herën tjetër do të ftohesh si i akuzuar, ata nuk do të kujdesen për familjen tënde, s’mund të të ndihmojmë, nëse jep deklaratë të mirë që do të na shërbej në prokurori” tha Milloshoski.
Miloshoski tha se në të kaluarën partia është ballafaquar me presione edhe më të mëdha dhe sfida dhe se i ka tejkaluar dhe ka dalë më e fuqishme, dhe kështu do të jetë edhe këtë radhë.
“Ekipi jurist i VMRO DPMNE-së do t’u ndihmoj të gjithë atyre personave që kanë qenë lëndë e çfarëdo shantazhi, kërcënimi apo presioni nga PSP. Për në periudhën e ardhshme në PSP janë ftuar shumë anëtarë dhe aktivistë të VMRO DPMNE-së dhe ne ju bëjmë thirrje të njëjtëve që të veprojnë sipas ligjit, të mos bëhen viktimë e presioneve që mund t’i përjetojnë në Speciale dhe ta lajmërojnë çdo veprim joligjor” tha Miloshoski.