fbpx

Një maqedonas ka ndërruar jetë i zhveshur në burg në SHBA

-

Në kushte të mjerueshme në burg të Detroidit ndërroi jetë maqedonasi 32 vjeçar David Stojçevski, djalë i mërgimtarëve maqedonas.

David ka qenë i dënuar me 30 ditë burg për shkak të vozitjes së palejueshme dhe që nuk ka mundur ta paguaj gjobën prej 772 dollarë. Ai ka ndërruar jetë që 17 ditë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe i zhveshur. Për 17 ditë ka humbur peshë prej 25 kg.

David ka qenë i varur nga droga dhe ka pranuar terapi metadoni. Pasi ka filluar të sillet çuditshëm, të ketë halucinacione dhe të flet me veten, ai është zhvendosur në qeli vëzhgimi në rast të tentimit për vetëvrasje, ku të burgosurve nuk ju lejohet të mbajnë rroba për shkak të sigurisë personale.

Në video regjistrim shihet se si trupi i tij dridhet derisa ai qëndron i shtrirë në dysheme deri në vdekje. David ka vdekur lakuriq në burg.

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.