Azeski ka dërguar “letra urgjente” deri tek Odat e Serbisë dhe Kroacisë

Në lidhje me problemet me të cilat ballafaqohen kompanitë, për shkak të bllokimit të pikëkalimeve kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë, kryetari i Odës ekonomike së Maqedonisë, Branko Azeski ka dërguar “letra urgjente” deri tek kolegët, kryetari i Odës ekonomike serbe Marko Çadezh dhe kryetari i Odës ekonomike kroate, Luka Buriloviq.

Qëllimi është si asociacione profesionale të biznesit në suazat e kompetencave të tyre, të marrin hapa urgjent për tejkalimin e problemeve edhe atë me kohë sa më të shkurtër.

Në letër është theksuar se gjendja aktuale nëpër kufij është e paparamenduar për shtetet moderne, dhe Oda ekonomike e Maqedonisë qëndron në mendimin se çfarëdo bllokadë që nuk ka arsye dhe nevojë, duhet të tejkalohet që moti si masë e vjetërsuar, primitive dhe jo- kompetente për veprim.