fbpx

Statistika e zezë e trafikut në Shkup: Për 8 muaj kanë vdekur 27 persona, 15 prej tyre këmbësorë

-

Është rritur numri i këmbësorëve të vdekur në Shkup krahasuar me vitin e kaluar, tregojnë statistikat e fundit të Këshillit republikan për siguri në trafik.

Sipas shifrave, për 6 muajt e parë të këtij viti ka pasur 20 viktima ndërsa vitin e kaluar 15. Shumica prej tyre janë këmbësor. Në 8 muajt e parë përfshirë korrikun dhe gushtin prej gjithsej 27 viktimave madje 15 janë këmbësor.

Mesatarisht në Maqedonisht ka 160-170 persona të vdekur në nivel vjetor ndërsa 40% prej tyre janë në kryeqendër.

Numri i fatkeqësive që kanë rezultuar me pasoja të rënda është identik, 1727 për gjashtë muajt e parë krahasuar me vitin e kaluar kur kishte 1731. Mirëpo, fatkeqësitë me pasoja më të rënda janë rritur për 30%.

Statistika tregon se në vitin e kaluar në Maqedoni 11 fëmijë e kanë humbur jetën në aksident trafiku. Vetëm për gjashtë muajt e parë të këtij viti, kjo shifër është 12 fëmijë.

Këtë vit për 8 muaj kishte 98 viktima apo njëjtë si vitin e kaluar.

Këshilli republikan për siguri në trafik këtë vit ka për qëllim uljen e viktimave në nivel të shteteve- anëtare të BE-së gjegjësisht më pak se 5 viktima në 100 mijë banorë apo 100 viktima në vit nëpër rrugët e Maqedonisë.

Sot në këtë temë do të bisedojë ministri i brendshëm Mitko Çavkov dhe kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski. Të shtunën prej orës 13 nisma qytetare “Koce na kthej rrugët” do të mbajë protestë të qetë për t’i dhënë ngushëllime çiklistit 13 vjeçar David dhe gjithë viktimat tragjike nëpër rrugët e Shkupit.

Protesta do të filloj në bulevardin “Ilinden” para shatërvanit “Lotosov vet” ndërsa do të përfundoj para zyrës së kryetarit Koce Trajanovski të cilin nga nisma e përmendin si më përgjegjës për bilancin tragjik.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.