fbpx

KE konfirmoi : Han do të vizitoj Shkupin

-

Komisioni Evropian sot konfirmoi se euro- komisari për zgjerim, Johanes Han do të vizitoj Shkupin gjatë muajit, por tani për tani ngel paqartë se kur do të ndodh kjo.

“Han do të vizitoj Shkupin, por kur s’mund të konfirmoj” njoftoi Ketrin Rej, zëdhënësja e KE-së.

Gjithashtu Rej nuk zbuloi detaje për letrën që para 2 javëve e dërgoi për liderët nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos, por tha se gjatë vizitës do të bisedohet për avancimin në zbatimin e pikave.

Kryeministri Gruevski dje gjithashtu konfirmoi se Han do të vizitoj vendin, por nuk tregoi se për çfarë do të diskutojnë konkretisht.

Më 11 janar në Shkup për vizitë do të qëndrojnë tre eurodeputetët Eduard Kukan, Ivo Vajgël dhe Riçard Hovit të cilët duhet ta përshpejtojnë procesin e zbatimit të marrëveshjes. Politikanët e Brukselit për të cilët nuk dihet nëse do të udhëtojmë me Hanin, do të tentojnë të zhbllokojnë dialogun për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinos si dhe punën e Komisionit anketues për bisedat e përgjuara.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.