Kush do ta pret Hanin, Gruevski apo kryeministri i ri?

-

Komisioni Evropian sot konfirmoi se euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han këtë muaj do të vij në Shkup. Edhe pse s’ka datë të saktë kur mund të ndodh kjo, megjithatë mediumet vlerësojnë se datat më të mundshme janë 14 dhe 15 janari.

Por, është e paqartë se kush do ta pret Hanin në Shkup, Nikolla Gruevski kryeministri apo Nikolla Gruevski kreu i VMRO DPMNE-së nëse realizohen parashikimet e liderit të BDI-së, Ali ahmeti se kryeministri do të jep dorëheqje më 10 janar.

Edhe vet Gruevski dje njoftoi se do të jep dorëheqje para 15 janarit.

“Në përputhje me marrëveshjen, më 15 janar do të përzgjidhet qeveri e re me kryetar për organizimin e zgjedhjeve. Më herët kuptohet do të jap dorëheqje” deklaroi Gruevski.

Në Marrëveshjen e Përzhinos saktë parashihet se kryeministri do të tërhiqet nga posti 100  ditë para zgjedhjeve parlamentare, që do të mbahen më 24 prill të këtij viti ndërsa qeveria e re duhet të inaugurohet më 15 janar.

 

Mbretëria e Bashkuar rrit bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor

Po e përcjellim të plotë kolumnën e përfaqësueses speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pearce, në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike me rëndësi për rajonin: Për Mbretërinë e Bashkuar,...

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...