fbpx

Taleski: Jam i pastër si loti

-

Perlat e Vitit të Ri të kryetarit të Manastirit, Vladimir Taleski janë një prej temave më të përfolura këto ditë në veçanti deklarata e tij për gjendjen e pronës, ku ai konfirmon se është “i pastër si loti”.

“Do të thotë, unë jam i pastër dhe puna ime është e pastër, do të dëshmohet kjo tani dhe me paditë e ardhshme penale” tha Taleski në intervistën e Vitit të Ri për TV Tera.

Prokurorja speciale Katica Janeva para Vitit të Ri ka dërguar prokurorë nga ekipi i saj që të hetojnë “bombën” lidhur me transportin falas shkollor në komunën e Manastirit.

Sipas burimeve të “Meta”, prokurorët e Janevës nga disa shkolla në Manastir kanë kërkuar dokumente, lista dhe fatura për atë sa nxënës kanë shfrytëzuar transportin falas shkollor në vitet 2009-2010 dhe 2010-2011.

Sipas informacioneve, ajo që më shumë u ka interesuar prokurorëve janë të dhënat rreth numrit të nxënësve, drejtimet, kilometrazhi dhe çmimet e shërbimeve.

Siç konfirmon Dragan Stojanoviq, drejtori i shkollës së mesme teknike “Gjorgji Naumov” disa nga prokurorët e kanë vizituar shkollën dhe kanë grumbulluar prova për transportin e këtillë.

Në një prej bisedave të përgjuara, ministri i financave Zoran Stavrevski thotë se marrëveshja për transportin falas shkollor në Manastir i cili është firmosur nga kryetari Taleski është “korruptues deri në fund”.

Pas publikimit të bisedës, deputeti i LSDM-së, Vasko Kovaçevski ngriti padi penale ndërsa Prokuroria themelore publike – Manastir hapi lëndë, që para pak kohe e mori Prokuroria speciale.

Kovaçevski para se ta ngrit padinë penale, tha se në biseda audio bëhet fjalë për marrëveshje për transportin e nxënësve, prej qershorit 2010 ku çmimet e kontraktuara janë madje 10 herë më të larta sesa çmimet e tregut.

Banorët e Manastirit nuk ngelën indiferent ndaj perlave të Taleskit, kështu që kur ai u drejtua para tyre me fjalimin e Vitit të Ri shumë prej tyre e fërshëllyen.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.